Categories Turizëm

Klosi: Operatorët turistikë rimbursim brenda 1 viti qytetarëve për…

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi u shpreh sot se, akti normativ që ka miratuar qeveria, parashikon rimbursimin brenda një viti të qytetarëve nga kompanitë turistike, me të cilat cilat ata kanë lidhur kontrata për shërbime turistike, por që për shkak pandemisë nuk janë realizuar. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Klosi tha se, “akti normativ që ka miratuara qeveria shqiptare, prej disa javësh dhe që kalon sot në Kuvend, i jep garanci këtij sektori për të mos u ballafaquar me një fenomen i cili ndodh në të tilla raste.

Qëllimi i këtij akti është mbrojtja e konsumatorit dhe qytetarëve, një pjesë e të cilëve pronotuan dhe paguan për shërbim turistik nga operatorë turistik vendas apo të huaj”. “Kërkohet nëpërmjet këtij akti të garantohet çdo qytet shqiptar që pagesat e kryera për pushimet e tyre dhe të parealizuara për arsye të situatës së krijuar nga Covid, është detyrim i kompanive të realizojnë brenda një viti me të njëjtën kosto me të njëjtën ofertë turistike të parapaguar.

Nëse brenda vitit kompania turistike nuk e kryen këtë shërbim dhe qytetarët nuk bien dakord, qytetarit i kthehen paratë”, – deklaroi Klosi. Ai theksoi se, ky akt normativ mbron të dyja krahët: edhe qytetarin, edhe biznesin turistik. “Nuk është detyrim financiar i qeverisë shqiptare që kërkon të marrë mbi vete likuiditetin e kësaj fature, por vendoset një raport i qartë dhe i drejtë ligjor,  tashmë me këtë vendimmarrje të Kuvendit, midis qytetarit dhe operatorit turistik”, – informoi Klosi.

Ai tha se, pandemia goditi rëndë industrinë turistike. “Vazhdojmë të jemi në situatë jo të qartë, por është koha të mendojmë realisht për shëndetin e njerëzve. Edhe nëse duam të kemi sektor të qëndrueshëm turistik, duhet të zbatojmë protokollet e mbrojtjes ndaj Covid-19, distancimin social, moslejimin e grumbullimit dhe eventeve që dëmtojnë qytetarët”, – tha ministri, ndërsa shprehu mbështetjen e qeverisës për t’i qëndruar pranë këtij sektori përballë vështirësive reale.

“Jemi në komunikim të vazhdueshëm me drejtuesit e operatorëve turistikë. Jemi futur në një sezon turistik të vështirë, por me një numër të pranueshëm pushuesish që vijnë nga vendet e rajonit. Ndërkohë i jemi përgjigjur të gjitha kërkesave të operatorëve turistikë që nga paga e luftës për sektorin e turizmit, mundësinë e pagesave për biznesin e vogël që mbulon sektorin e turizmit, likuiditet për kompanitë që duan të vijojnë investimet në turizëm.

Një kërkesë tjetër e biznesit të turizmit ka qenë shtyrja e tatimfitimit dhe kjo kërkese është shtyrë për vitin 2021 dhe ishte dhe kërkesa e sotme për vendosjen e raportit midis pushueseve dhe kompanive për rastet e pronotimeve të paguara dhe këtë kërkesë po e kalojmë”, – deklaroi Klosi.

Ministri shprehu mbështetje për thirrjen e ministres Manastirliu. “Është koha realisht të mendojmë për mbrojtjen e shëndetit të njerëzve, është koha të kuptojmë se kemi shumë nevojë, që nëse duam të kemi një sezon turistik në kushtet e mbijetesës, duhet të kemi në radhë të parë në vëmendje masat për të ruajtur shëndetin e njerëzve sipas protokolleve, të përcaktuara”, – u shpreh Klosi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Turizëm

“Shqipëria princeshë e re e Lindjes”, Rama: Revista në aeroportin e Parisit mban emrin e Shqipërisë!

Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa faqe të një reviste që gjendet në…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Brenda ishullit Sazan: Bunkerët dhe tunelet e Shqipërisë komuniste

Për shumëkënd ishulli Sazan në Vlorë të Shqipërisë ishte mister për dekada. Aty dihej se…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Në Vlorë turistët e huaj nisin plazhin: Ejani shijojeni, është me bukur se Spanja!

Jemi në javën e fundit të muajit mars, por në Vlorë për turistët e huaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Turizëm

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të jetë gati pranverën e ardhshme

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Mediat prestigjoze britanike i bëjnë jehonë turizmit në Vlorë

Daily Express shkruan se Shqipëria pritet për më shumë turistë, The Guardian e liston mes…

LEXO ME SHUME