Categories Politike

Ftesa e Trump në Shtëpinë e Bardhë për dialogun me Serbinë, Thaçi: Jam përgjigjur “PO”

Ditën e sotme Presidenti i Kosovë, Hashim Thaçi ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur edhe për udhëtimin e tij dhe Kryeministrit Avdullah Hoti më 27 qershor në Washington, për të përfaqësuar palën kosovare në bisedime me palën serbe në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin amerikan Donald Trump.

Ndryshe, i emëruari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, njoftoi se qeveritë e këtyre dy vendeve janë pajtuar që të takohen më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë, pasi palët janë pajtuar që t’i heqin pengesat për dialog.

“Siç jeni të informuar Institucionet e Kosovës pas festës për takim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të Presidentit Trump, Konkretisht të dërguarit ambasadorit Grennel , për të vazhduar dialogun në Shtëpinë e Bardhë jam përgjigjur pozitivisht dhe mirëpresim këtë hap të rëndësishëm e të drejtë të SHBA me besim të plotë se është koha të lëvizim përpara si shtet. Por edhe për paqe si vend dhe rajon në Ballkanin Perëndimor.

Qytetarët e meritojnë progresin dhe jetën në prosperitet, rritjen e ekonomisë dhe krijimin e më shumë vendeve të punës. E për të zhvilluar sa më shumë ekonominë natyrisht duhet të mbyllen çështjet e hapura që pengojnë zhvillimin ekonomik.”– tha Thaçi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME