Categories Lajme

“Pandemija është akoma mes nesh”/ Thirrja e mjekut: Nëse kthehet karantina…

Doktor Vilson Ruçi, shef i shërbimit të ortopedisë në Spitalin e Traumës i ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm, në situatën kur shifrat e të infektuarve në vend po rriten frikshëm dhe ditë pas dite po thyejnë rekorde. Vetëm sot, u raportuan nga Ministria e Shëndetësisë 82 raste të reja. “I drejtohem komunitetit mjekësor, pacientëve, familjarëve që të jenë të kujdesshëm. Covid është akoma mes nesh, është i rrezikshëm.

Të ruajmë njëri tjetrin, të ruajmë familjarët, të izolojmë pacientët në rrezik, moshat e vjetra e personelin mjekësor. Njerëzit të jenë të kujdesshëm, virusi nuk është zhdukur akoma, ai është akoma aktiv e mund të na bëjë akoma më shumë dëm.

Të mos kthehemi pas, hapjen, zhvillimin ekonomik, turizmin, duhet ti ruajmë si sytë e ballit. të jemi më të kujdesshëm në mënyrë që të mos kthehen masat e lock down. Kjo do të ishte shkatërruese jo vetëm për ekonominë por edhe për shembullin e mirë që dhamë si qytetarë këto tre muaj”, thekson mjeku.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME