Categories Lajme

Ftesë në 5/ Në luftë me kancerin, e ftuara heq paruken live: Ky është realiteti im, rëndësi ka zemra!

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u trajtua historia e Ana Tafilit, durrsakja që prej katër vitesh po lufton me kancerin. Ana tregoi se prej fillimit e kishte një parandjenjë dhe pasi bëri grafinë u diagnostikua me kancer, si për ironi të fatit në ditëlindjen e të birit.

“Kam kryer 2 operacione dhe 36 kemio. 13 orë njëri operacion. Akoma unë do vazhdoj gjithë jetën time duke bërë kemio. Kjo që më ka ndodhur mua nuk dua t’i ndodhë asnjë vajze apo gruaje, se nëse ka mundësi t’i japim pak të njohur këtij lloji kanceri”, tha ndër të tjera ajo.

E teksa iu bëri thirrje të gjitha grave të mos e lënë pas dore shëndetin dhe kontrollet periodike, Ana nuk ngurroi që për një moment të hiqte paruken.

“Ky është realiteti i kancerit. Ju e menduat që mund të kisha një paruke, sepse duke më rënë flokët dy ditë më parë është normale që unë nuk kam flokë më. Por mendoj që feminiliteti i një vajzë nuk është te flokët, por brenda zemrës”, përfundoi Ana. Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

LEXO ME SHUME