Categories Lajme

Fundoset shqiptari me 8 identitete, drejtonte disa “shtëpi kanabisi” në Britani të Madhe

Një shqiptar me “tetë pseudonime” do të dëbohet nga Britania e Madhe drejt vendit tonë, pasi në banesën e tij u gjetën 10,000 paund të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Edlir Ganoshi kishte hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe “njihej” nga policia për faktin që kishte identitete të ndryshme.

32-vjeçari u burgos në vitin 2018 për përfshirje në prodhimin e kanabisit dhe tani përballet me deportim pasi mijëra paund cash u gjetën në vendin ku ai jetonte në prill të këtij viti.

Ganoshi ishte pjesë e një bande që kontrollonte disa ferma kanabisi të shpërndara në zona të ndryshme të vendit, e që sillnin rreth 2 milionë paund të ardhura çdo vit. Ky aktivitet kriminal mori fund në Prill të 2021-t, pas një operacioni që zgjati 10 muaj. Ganoshi thuhet se mbikëqyrte bandën së bashku me Elidjon Pashallarin dhe Arber Ganoshin./Gazeta SHQIP

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 5 Tetor 2026

Dashi Jo të gjitha dëshirat dhe pritshmëritë tuaja do të realizohen sot. Ju mund të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tavolina pokeri, çipsa dhe 8 mijë euro cash, 2 të arrestuar në Fier!

Një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit është goditur nga Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po përpiqej të shuante flakët që kishin përfshirë një ullishte, ndërron jetë 76-vjeçari në Mallakastër

Një 76-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në fshatin Greshicë të Bashkisë Mallakastër, teksa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident tragjik

Një tragjedi e rëndë ka goditur komunitetin shqiptar në Greqi, ku dy të rinj shqiptarë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Raiffeisen Bank, qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

Një numër gjithmonë e në rritje qytetarësh, të cilët janë klientë të bankës Raiffeisen po…

LEXO ME SHUME