Categories Lajme

Fuqizimi i gruas në biznes/ Nënshkruhet marrëveshja prej 9.1 milionë eurosh me Bankën Botërore

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj si dhe Drejtoresha Rajonale e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor Linda van Gelder nënshkruan në Vjenë (Austri) marrëveshjen prej 9.1 milionë eurosh në funksion të politikave për zhvillim që do të mundësojnë rritjen e pjesëmarrjes së gruas në tregun e punës, kapitaleve dhe atë financiar.

“Sot mendojmë se nëpërmjet kësaj marrëveshjeje kemi arritur një hap të rëndësishëm përpara për të iniciuar një udhëtim relativisht të gjatë për ta bërë gruan një forcë jo vetëm në tregun e punës por edhe të kapitalit e atë financiar”, deklaroi ministrja Denaj.

Ne synojmë, shtoi ajo, të rrisim politik bërjen në mënyrë që të kemi instrumentet e nevojshme për të mbështetur gruan, si një forcë shumë e rëndësishme për të zhvilluar ekonominë.

Sipas Denajt, me mbështetjen e Bankës Botërore, Shqipëria ka ecur para në shumë reforma. Ajo shprehu besimin se edhe kjo reformë do të jetë e suksesshme.

Bashkëpunimi i Qeverisë shqiptare me Bankën Botërore dhe Agjencinë Franceze për Zhvillim do të intensifikojë përpjekjet tona në përmirësim të kuadrit të politikave për akses të barabartë gjinor në ekonomi dhe rritje të rolit të gruas në vend, duke u përqendruar në rritjen e aksesit të grave në pronësi, vendosjen e rregullave të barabarta të lojës për rritjen e mundësive për gratë në tregun e punës dhe forcimin e rregullave institucionale për një politikë bërje të informuar gjinore.

Shqipëria humb çdo vit 20% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të saj për frymë për shkak të shkallës së ulët të pjesëmarrjes së femrave në forcat e punës, mbi përfaqësimit të grave në sektorë të keqpaguar dhe hendekut të pagave mesatare për gratë dhe burrat në pozicione të ngjashme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME