Categories Lajme

Furnizonte me drogë lokalet në plazh, pranga të riut në Himarë (EMRI)

Himarë/Goditje të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, në doza, në lokale në vijën bregdetare. Shiste doza të lëndës narkotike kokainë, në lokale në plazh, vihet në pranga 27-vjeçari. Sekuestrohen një sasi lënde narkotike kokainë, një pjesë e ndarë në doza të gatshme për shitje, një peshore elektronike, një shumë parash në euro dhe në lekë, e përfituar nga kjo veprimtari kriminale, si dhe dy celular.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me ato të Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Vlorë, si rezultat i kontrolleve të intensifikuara në të gjitha plazhet e qarkut, me qëllim parandalimin e paligjshmërive, si dhe për garantimin e një sezoni turistik të sigurtë, kanë konstatuar dhe goditur një tjetër rast të shpërndarjes së lëndës narkotike kokainë, në doza, në lokale në bregdetin e Himarës.

Si autor i dyshuar i këtij rasti u kap në flagrancë, në vendin e quajtur “Potam 2”, si dhe u arrestua shtetasi: -P. D., 27 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrolleve ndaj 27-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, në rreth 50 doza, një pjesë e të cilës e gatshme për shitje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me një peshore elektronike, një shumë parash në euro dhe në lekë, e dyshuar e përfituar nga shitja e dozave, si dhe dy celular. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME