Categories Lajme

Gati 80% e punëve të grave në rrezik nga Inteligjenca Artificiale

Sipas studimeve të reja, një numër joproporcional i punëve të kryera nga gratë, rrezikohen nga automatizimi, për shkak të shfaqjes së Inteligjencës Artificiale gjeneruese.

Rritja e Inteligjencës Artificiale gjeneruese (generative AI), është kritikuar prej kohësh për ndikimin e  mundshëm në tregun e punës, pasi njerëzit kanë frikë të humbasin punën e tyre, ose të shohin pjesët më të vlefshme të detyrave të tyre të përditshme, që automatizohen nga sistemet kompjuterike.

Një raport i fundit i Goldman Sachs, tregoi se ekuivalenti i 300 milionë vendeve të punës, me kohë të plotë në SHBA dhe Europë, rrezikohen nga automatizimi për shkak të teknologjisë.

Megjithatë, ndikimi në punë mund të mos jetë aspak i barabartë.

Duke qenë se disa punë automatizohen më lehtë se të tjerat, dhe duke marrë parasysh shpërndarjen gjinore në tregun e punës, gratë mund të pësojnë humbjet më të mëdha për shkak të IA gjeneruese, sipas një studimi të ri.

Vetëm nga fakti i thjeshtë, se ka më shumë gra, që punojnë në fushat që preken, atëherë më shumë gra ndikohen.

Pavarësisht se burrat i tejkalojnë gratë në fuqinë punëtore, studimi tregon se IA gjeneruese pritet të rrezikojë punën e më shumë grave, krahasuar me burrat.

Kjo për shkak se 79% e grave, që punojnë, janë të punësuara në profesione të ndjeshme ndaj ndërprerjeve dhe automatizimit të IA.

Por, ka shumë pozicione zyre, që mund të ndikohen gjithashtu në mënyrë të konsiderueshme. Ato janë përgjithësisht në shumë industri të ndryshme. Pra, profesionet e mbështetjes administrative të zyrës, rreth 70% e tyre kryhen nga gratë.

Industri të tjera, ku vendet e punës janë zënë kryesisht nga gratë, që pritet të ndikohen nga miratimi i IA, përfshijnë kujdesin shëndetësor (76%), arsimin (73%) dhe shërbimet komunitare dhe shoqërore (67%).

Si të përshtatemi me shfaqjen e AI në tregun e punës

Ndërsa IA gjeneruese ka potencialin për të shtypur ose për të automatizuar pjesërisht punë të ndryshme, ajo gjithashtu ofron mundësi të mëdha për krijimin e vendeve të punës.

Historikisht, kur makinat u përdorën për të zëvendësuar punëtorët njerëz, për produktivitet më të lartë dhe më pak kosto, pati një shfaqje të vendeve të reja të punës, që nuk ekzistonin më parë.

Për më tepër, IA mund të jetë gjithashtu e dobishme në industri, falë aftësisë së teknologjisë për të automatizuar detyrat e mërzitshme të përsëritura të punëve të ndryshme, që nuk janë të ndjeshme ndaj zhvendosjes dhe automatizimit të plotë.

Për shembull, për profesionistët e kujdesit shëndetësor, ku mbi 70 % e të cilëve janë gra, IA gjeneruese mund të vijë në ndihmë duke iu përgjigjur pyetjeve të pacientëve, mund të ndihmojë në dhënien e këshillave për profesionistët e kujdesit shëndetësor mbi diagnozat dhe në qasjet përshkrimore.

Në epokën e IA, lundrimi efektiv në tregun e punës, kërkon një ndryshim në mentalitetin në lidhje me aftësitë thelbësore të kërkuara për përfundimin e detyrës.

Duke përdorur të gjitha njohuritë e fituara duke u ekspozuar ndaj IA, punëtorët duhet të përpiqen “ta marrin atë, ta përshtasin, të mësojnë se si ta përdorin mirë dhe më pas ta veçojnë veten”, argumenton Mark McNeilly, profesor i praktikës së marketingut në shkollën Kenan-Flagler dhe autor kryesor i studimit. / Euronews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME