Categories Lajme

Gjirokastër, Prishi qetësinë publike duke vënë muzikë të lartë, arrestohet 45-vjeçari

Gjirokastër , Prishi qetësinë publike, duke vënë muzikë të lartë, pas mesnate, në lokalin e tij në zonën muzeale, si dhe kundërshtoi me forcë punonjësin e Policisë që ndërhyri për të ndaluar ndotjen akustike, arrestohet në flagrancë 45-vjeçari.

Sekuestrohen pajisjet që gjeneronin muzikën.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në kuadër të kontrolleve të pandërprera në të gjithë territorin e qarkut, ditën dhe natën, për të garantuar mbarëvajtjen e sezonit turistik 2023, kanë konstatuar se në lokalin në pronësi të shtetasit M. Sh., në zonën muzeale të qytetit, ishte vënë muzikë e lartë, pas mesnate, zhurmë e cila përbënte shqetësim për banorët dhe për turistët.

Menjëherë pas konstatimit, njëri nga punonjësit e Policisë ka ndërhyrë me qëllim ndërprerjen e zhurmës.

Shtetasi M. Sh., 45 vjeç, banues në Gjirokastër, nuk ka pranuar ta ndalojë muzikën dhe ka kundërshtuar me forcë, punonjësin e Policisë që ai të mos kryente veprimet e mëtejshme procedurale. Ky shtetas u arrestua në flagrancë nga shërbimet e Policisë, për paligjshmëritë e kryera.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pajisje që gjeneronin muzikën

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim L. T., 39 vjeç, banues në Fushë-Arrëz, pasi më datë 09.06.2023, u konstatua duke transportuar me automjet, emigrantë nga vendet e treta. 39-vjeçari i ndaluar, më 9 qershor, sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka shtuar shpejtësinë e automjetit që drejtonte dhe ka mundur të largohet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen dy persona në Lezhë

Dy persona janë arrestuar në Lezhë pas hetimeve për zbardhjen e disa rasteve të vjedhjeve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë brenda banesës së tij 70 vjeçari

70 vjeçari është gjetur i pajetë në banesën e tij në Tiranë, në zonën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zgjodhi një jetë të re larg trafikut të drogës, banda tenton të vrasë 25-vjeçarin shqiptar në Itali!

Ishte një tentativë vrasjeje me armë zjarri që tronditi Miranon në mbrëmjen e 1 korrikut.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria goditet nga dy tërmete në orët e para të mëngjesit, ja ku ishte epiqendra

Dy tërmete me magnitudë 3.9 dhe 2.0 të shkallës Rihter u regjistruan ditën e sotme…

LEXO ME SHUME