Ndryshime të mëdha pritet të ndodhin në Policinë e Shtetit. Pas largimit të Eduart Merkajt dhe emërimit të Tonin Vocajt si drejtor të Departamentit të Policisë Kriminale, lista tjetër e largimeve është bërë gati.
Mësohet se Sandër Lleshi ka urdhëruar për të larguar të gjithë drejtorët e qarqeve. Lëvizjet do të bëhen në ditët në vijim. Por largimet pritet të prekin sërish kupolën e Policisë së Shtetit, me largimin e krerëve të saj.
