Categories Lajme

Rama vizitë biznesit pas uljes së taksave, merr një dhuratë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim në një biznes të përpunimit të mermerit, ndërsa shoqërohej nga ministri i Financave në detyrë, Arben Ahmetaj. Pasi u njoh me biznesin në fjalë si dhe pritshmëritë e sipërmarrësit nga përfitimet nga ulja e taksave, kreu i qeverisë ka marrë edhe një dhuratë. Bëhet fjalë për një vazo mermeri, të cilën Rama tha se do ta vendoste në Kryeministri, atje ku ai ka deklaruar edhe më herët se arkivon të gjitha dhuratat.

“Këto biznese nga 8 mln-14 mln xhiro vjetore kanë kapacitete punësimi të mëdha. Ajo që është më ë rëndësishmja në këndvështrimin sot, se duke investuar 3 fish, investoni dhe në teknoplogji”, tha Rama.

Sipërmarrësi: Zoti kryeministër, kemi probleme shumë me profesionistët. S’ka profesionist.

Rama: Kemi nevojë të ulim numrin dhe do ta bëjmë. Do ikim numrin e atyre që shkojnë në universitet dhe të rrisim numrin e atyre që shkojnë në shkolla profesionale dhe kolegje profesionale, që të bëhen specialist. Në 10 vitet e fundit kemi nxjerrë mbi 10 mijë juristë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pushimet që u kthyen në tragjedi! Humbën jetën nga shembja e ndërtesës në Athinë

Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në rrugën…

LEXO ME SHUME