Categories Lajme

Fushë-Krujë/ E zbritën me forcë shoferin, si u grabit makina

Pas grabitjes së pak minutave më parë në Durrës, një tjetër rast është shënuar në Fushë-Krujë ku disa persona të maskuar kanë vjedhur një makinën në pronësi të një kuksiani, i identifikuar si Admir Kaloshi.

“BalkanWeb” ka mësuar se dy persona me maska kanë grabitur makinën  tip ‘Benz’ me targa AA046TA. Ngjarja është shënuar në Thumanë, rreth orës 21:30 të kësaj të shtune.

Teksa makina ishte në ecje e sipër, grabitësit i kanë bllokuar rrugën dhe e kanë zbritur më forcë shoferin  nga automjeti. Pas grabitjes, personat e maskuar kanë marrë mjetin dhe janë larguar. Identiteti i pronarit të mjetit ende nuk është bërë i ditur. Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë

Më datë 12.01.2019, në aksin rrugor pranë Thumanës, shtetasit A.K., i cili kishte ndalur mjetin në rrugë dhe e kishte lënë ndezur, persona ende të paidentifikuar i kanë marrë nën kërcënim makinën dhe janë larguar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME