Categories Lajme

Fushë Krujë/ Incident mes Rrahman Rrajës dhe anketueses së Exit Poll

Një incident ka ndodhur në qendrën e votimit, në fshatin Bubq, ku deputeti Socialist Rrahman Rraja ka debatuar  me një nga anketuesit e Ora News.

Sipas burimeve Rraja ka larguar anketuesen e Exit Poll,  nga ambienti i jashtëm i qendrës së votimit duke i thënë mashtruese. Më pas ka qenë gazetarja e Ora News, që ka ndërhyrë, duke i thënë se anketuesja e cila është larguar me fyerje nga deputeti ka autorizim. Ndërkohë Rraja e ka mohuar se e ka quajtur mashtruese anketuesen. Rrahman Rraja: Ku ta di unë, se ju nuk e shtypni butonin për PD-në. Ata janë studentë, po kush ma mbush mendjen mua

Gazetarja: Ata nuk  ardhur të ju mbushin mendjen juve

Rrahman Rraja: Më erdhën mbrapa.

Gazetarja: Vajzën e keni larguar ju

Rrahman Rraja: Unë i kam thënë largohu

Gazetarja: I keni thënë vajzës mashtruese

Rrahman Rraja:  Nëse i kam thënë se je mashtruese , unë dorëzoj mandatin dhe jap dorëheqjen. Unë i thashë që të dilni nga këtu atje.

Gazetarja: Janë të autorizuar të qëndrojnë në ambientet e votimit. Vajza nuk ka ardhur për fushatë.

Rrahman Rraja:  Ashtu tha fshatari, që ka ardhur për fushatë.

Gazetarja: Vajza është kërcënuar, dhe ju i keni thënë se është mashtruese.

Rrahman Rraja:  Çfarë të keqe ka po të rrijë këtu dhe jo atje. Gazetarja: Ka autorizim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humbën jetën tragjikisht në aksident, dy motrat përcillen për në banesën e fundit

Familjet Xhepa dhe Hasko kanë hapur dyert e mortit pas humbjes tragjike të dy motrave,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Sekuestrohen armë dhe municion luftarak në dy banesa, arrestohet 44-vjeçari

Specialistët e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Befasia”, duke goditur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“E bëra për hakmarrje”/ Zbardhet dëshmia e autorit të atentatit të dështuar në Elbasan

“E bëra për t’u hakmarrë për vëllain tim, të cilin e ka plagosur 15 vite…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i fuqishëm në “Mesopotam Agroturizëm”, flakët rrezikuan edhe kabinat prej druri

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mëngjesin e sotëm Mesopotam Agrotourism Resort, në rrugën Sarandë–Syri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 45 vatra zjarri, nga të cilat 12 mbeten aktive

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 45 vatra zjarri,…

LEXO ME SHUME