Categories Lajme

‘Fuste në xhep’ paratë e shitblerjes së banesave dhe bizneseve, Gjykata lë në burg noteren

Arrest me burg ka caktuar gjykata e Tiranës për noteren Rezarta Koçi, e arrestuar dy ditë më parë për mashtrim dhe shpërdorim të detyrës. Gjyqtari Sokol Tona ka pranuar kërkesën e Prokurorisë duke e lënë në burg Koçin të paktën deri në përfundim të hetimit.

Noterja u arrestua nga policia pasi ajo u vidhte paratë klientëve që  zgjidhnin atë për të bërë kontratat noteriale të shit-blerjeve të banesave apo bizneseve të tjerë. Hetimet kishin nisur pasi 4 kallëzimeve që ishin bërë nga qytetarë te ndryshëm ndaj noteres, por sipas informacioneve ajo është arrestuar vetem per një prej tyre, ku ishte kallëzuar  për mashtrim.

Pas kallëzimeve nga qytetarët nga hetimet ka rezultuar se noteria 40 vjeçare, gjatë kohës që përgatiste dokumentacionin, nuk hapte llogari të ngrirë bankare për transferimin e parave nga pala blerëse tek ajo shitëse, por në kundërshtim me ligjin përdorte llogarins e saj personale.

Mashtrimet e Koçit u zbuluan nga qytetarët që ishin pala shitëse, pasi nuk merrnin asnjë shumë lekësh edhe pse certifikata e shtëpisë apo biznesit që shisnin kalonte në emër të palës blerëse. Klientët e saj Koçi i mashtronte duke i thënë se do  ti kalonte nga dita në ditë.

Referuar kallëzimeve numri i qytetarëve te mashtruar nga noteria është mjaft i lartë, ku shumat që ajo ka përvetësuar kapin vlera te majme. 40-vjeçarja do hetohet për, “Shpërdorim detyre” dhe “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

Kujtojmë se disa muaj më parë, në zonën e “Komunës së Parisit”, as iu vendos një sasi tritoli tek, makina e saj “Range Rover” që ishte e parkuar, poshtë banesese. Kjo ngjarje është ende e pazbardhur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Babai i Ervis Martinajt pas paraqitjes në GJKKO: Kur dëshmova në SPAK, i thashë të gjitha

Babai i Ervisit Martinajt, Mustafa Martinaj është paraqitur për herë të dytë në Gjykatën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘strofulla’ e drogës në Milano, në pranga shqiptari 52-vjeçar

Një banjo e braktisur në një pallat në Milano ishte kthyer në laborator heroine. Brenda…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mashtronte qytetarët në emër të një banke të nivelit të dytë për të marrë të dhënat, arrestohet 25-vjeçari holandez!

Policia e Shtetit ka zbuluar një skemë mashtrimi, ku qytetarëve ne emër të një banke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME