Categories Lajme

Marrëveshja me SHBA-në, Rama e zbulon për herë të parë: Jam shumë i emocionuar! Marrim një rol për…

Kryeministri Edi Rama nisi konferencën për mediat duke deklaruar se Shqipëria dhe SHBA do të jenë bashkëpenëmbajtes në çështjen e Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të OKB.

Gjatë në një konferencë për mediat, Kryeministri Edi Rama ka treguar pozicionin e shtetit shqiptar për konfliktin mes Ukrainës dhe Rusisë.

Edi Rama në konferencën për mediat: “Kemi marrë konfirmimin përfundimtar nga Departamenti Amerikan i Shtetit se dhe Shqipëria do të jenë bashkëpenëmbajtesë në Këshillin e Sigurimit në OKB për çështjen e Ukrainës. Në arenën ndërkombëtare Shqipëria vlerësohet për karakterin qëndrueshmërinë por vlerësohet edhe për aftësinë në luajtjen e rolit që i takon si një vend që promovon paqen, promovon sigurinë, si një vend që është anëtar i NATO-s dhe në anën tjetër është një vend me pozicion të spikatur në rajonin tonë.

Anëtarësimi i Shqipërisë në këshillin e sigurimit në çështjen e Ukrainës. Krijimi i këtij çifti SHBA – Shqipëri në Këshillin e Sigurisë për të qenë penë-mbajtës është ndërmarrë për të garantuar një angazhim aktiv dhe të vazhdueshëm me nisma konkrete nga dy vende partnere të ngushta me këtë proces, gjë që konfirmon qartësisht pozicionin e vendit tonë.

Duke qenë aktiv ndaj një çështje kaq akute si kjo e Ukrainë por edhe të gatshëm për punë konkrete në arenën e marrëdhënieve ndërkombëtare, ne përkufizojmë në sytë e të gjithëve atë që dëshirojmë të jetë roli ynë një forcë që kontribuon për të mirën. Jemi shumë të emocionuar nga ky zhvillim sepse është kurorëzim i një përpjekjeje dhe jo fundi por kurorëzim në vazhdën e mundimit për të bërë që Shqipëria të qëndrojë në nivel krejt tjetër në nivelin ndërkombëtar”, u shpreh Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen rëndë dy të rinj në Fier, Policia shpall në kërkim 36-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Fier, ku kanë mbetur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Ngjarja e rëndë, arrestohet për “ngacmim seksual” kirurgu i spitalit. Kallëzimi i 21 vjeçares

Arrestimi është bërë pas kallëzimit të një vajze 21 vjeçare ndaj mjekut kirurg N.N. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy muaj pas vdekjes, familjarët e Xhuana Nikollajt kërkojnë drejtësi për 25-vjeçaren

Dy muaj pas vdekjes tragjike të 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, familjarë, të afërm dhe qytetarë të…

LEXO ME SHUME