Categories Lajme

Futbolli në zi/ Tragjedia hekurudhore në Greqi, ndërron jetë futbollisti 22-vjeçar

Futbollisti 22-vjeçar i AO Ypatos, Iordanis Adamakis humbi jetën në tragjedinë hekurudhore në Tempi të Greqisë. Trupi i tij u identifikua dhe ndarja nga jeta e futbollistit u bë e ditur këtë të enjte nga klubi i futbollit.

Qyteti i Kavala është zhytur në zi, pasi futbollisti 22-vjeçar i AO Ypatos, Iordanis Adamakis  u gjet i vdekur pas përplasjes së trenave të pasagjerëve dhe mallrave në Tempi këtë të martë. Siç raporton “kavalanews” , futbollisti ndodhej në vagonët e parë të trenit.

Verën e kaluar sulmuesi u transferua nga Rodosi te Thesprotos, ku zhvilloi gjashtë paraqitje. Në total në Superligën 2 ai luajti në 32 ndeshje, duke shënuar një gol dhe një asistim. Në të kaluarën ai ka qenë pjesë edhe e Kavallës.

Në nderim për kujtimin e tij, klubi i Rodosit ku ai garonte vitin e kaluar,vendosi t’i vërë emrin e tij dhomave të zhveshjes së skuadrës. Numri i viktimave nga tragjedia ka shkuar në 57

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME