Categories Politike

“Fytyra e tyre nuk vlen më asnjë lekë”, deputeti reagon ashpër pas delegimit të detyrës tek Cakaj

Sot Ditmir Bushati ia dorëzoi detyrën e Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme Kryeministrit Edi Rama dhe ky i fundit duke thënë se kjo është fjala më e shkurtër që ka mbajtur ndonjëherë, ia delegoi këtë post Gent Cakajt i cili më herët është refuzuar si kandidaturë nga presidenti.

Këto zhvillime i ka komentuar edhe deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka i cili përmes një statusi në facebook, shprehet se sot e ka kuptuar kushdo se të jesh përkrah Ramës e të vazhdosh ta mbështesësh, sipas tij, është turp.

“Po ja që ka ende nga ata që e bëjnë edhe publikisht sepse ka dhe do të ketë gjithnjë qënie pa karakter dhe dinjitet që fytyrën e shesin të parën”, – Shkruan ai.

Statusi i plotë i Palokës:

Sot e ka kuptuar kushdo se te jesh ne krah te Rames e te vazhdosh ta mbeshtesesh eshte TURP. Po ja qe ka ende nga ata qe e bejne edhe publikisht sepse ka dhe do te kete gjithnje qenie pa karakter dhe dinjitet qe fytyren e shesin te paren. Cfare ata dhe ai qe i perdor , nuk kuptojne , eshte se fytyra e tyre nuk vlen me asnje lek…

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME