Categories Lifestyle

Fytyrë e acaruar nga maska: Çfarë duhet të bëni tani, sipas dermatologëve

Pjesën më të madhe të kohës, së fundmi e kalojmë me një maskë në fytyrë. Edhe pse nga njëra anë janë mjeti i vetëm që na ndihmon të mbajmë larg Covid-19, nga ana tjetër vendosja e saj ka kosto në lëkurë. Me siguri keni dëgjuar shumë njerëz kohët e fundit të ankohen për akne të reja, fytyrë të acaruar dhe gjëndje lëkure siç nuk e kanë patur kurrë më parë. Një nga arsyet e mundshme është padyshim maska.

Lani fytyrën dhe hidratojeni çdo ditë. Një fytyrë e pastër dhe e ushqyer mirë, parandalon problemet e lëkurës. Fytyrat e thata kanë tendencën të kenë më shumë probleme të shkaktuara nga maska, prandaj mos harroni hidratuesin, menjëherë pas larjes.

2.Përpiquni të shmangni make up-in kur vendosni maskën Make up-it shtoji një maskë dhe imagjinojeni vetë ç’ndodh me poret. Nëse ju duhet patjetër të vendosni grim, kujdesuni të përdorni produkte që nuk do të bllokojë poret.

Shmang produktet e reja të kujdesit ndaj fytyrës Mos eksperimentoni shumë gjatë kësaj periudhe. Vendosja e maskës, mund ta acarojë lëkurën brenda një kohe fare të shkurtër, prandaj shmangni eksperimentet për pak. Mos bëni scrub, peeling kimik, apo të përdorni retinoid, nëse e keni për herë të parë.

Përdor sa më pak produkte nëse e shihni që fytyra është acaruar. Kur mbuloni fytyrën me maskë, disa nga produktet e lëkurës që keni përdorur më parë, mund t’jua acarojnë tani. Disa prej tyre janë

1.acidi salicilik që vendosni; 2.Retinoid; 3. Kremi pas rroje; 5. Vendos maskën e duhur Kujdesu të jetë material i butë, (mundësisht pambuk) me disa shtresa, por në të njëjtën kohë e rehatshme. Shmangni materialin sintetik.

Bëni 15 minuta pushim çdo 4 orë. Hiqeni maskën pasi të keni larë duart, por sigurohuni të jeni në distancën e kërkuar nga të tjerët.

Lani maskën Pas çdo përdorimi duhet larë me patjetër. Duke vepruar kështu, hiqni prej saj gjithë yndyrën dhe qelizat e lëkurës të mbledhura brenda, të cilat bëhen burim për një problem të ri në fytyrë./Anabel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME