Categories Covid-19

Gabimi i infermieres, 8,000 persona marrin ujë me kripë në vend të vaksinës anti-Covid

Autoritetet në veri të Gjermanisë u kanë kërkuar më shumë se 8,000 personave që të vaksinohen sërish kundër koronavirusit, pasi një infermiere dyshohet se u ka dhënë atyre ujë me kripë, në vend të dozës së vaksinës. Policia është duke hetuar veprimet e infermieres në një qendër vaksinimi në Friesland.

Fillimisht është besuar se vetëm gjashtë persona kanë marrë ujin me kripë në muajt mars dhe prill. Shumica e personave që besohet se kanë marrë këtë substancë të padëmshme janë mbi moshën 70-vjeçare, të cilët hyjnë në kategorinë e rrezikuar nga pandemia.

Inspektori Peter Beer, është cituar të ketë thënë, sipas së përditshmes gjermane, Süddeutsche Zeitung, se infermierja 40-vjeçare ka shpërndarë edhe “informacion kritik për koronavirus” nëpër rrjetet sociale, duke kritikuar kufizimet e qeverisë që kanë synuar të ndalin virusin. Transmetuesi rajonal gjerman, NDR, ka thënë se 8,557 personave u është kërkuar të përsërisin vaksinimin, dhe deri më tani rreth 3,600 termine të reja janë konfirmuar.

Në muajin prill, infermierja e ka pranuar se u ka dhënë gjashtë personave ujin e kripur, për të fshehur faktin se e ka fshehur në dysheme dozën e vaksinës. Mirëpo teksa hetimet janë zgjeruar, është kuptuar se më shumë persona mund të kenë marrë këtë substancë, në vend të vaksinës së prodhuar nga kompania Pfizer/BioNTech.

Policia nuk ka hedhur poshtë mundësinë që ndonjë motiv politik ka nxitur veprimet e infermieres, ndonëse avokatët e saj kanë hedhur poshtë diçka të tillë. Gjermania është përballur disa herë me protesta kundër vaksinimit. Grupet e ekstremit të djathtë janë mesin e atyre që kanë refuzuar të dhënat zyrtare dhe konkluzionet rreth COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME