Categories Sport

11 ekipet shqiptare eliminohen nga garat e Europës

Me eliminimin e FC Prishtinës, Laçit dhe Teutës së Durrësit është kompletuar 11-ja e skuadrave të eliminuara nga garat europiane këtë sezon.

FC Prishtina, FC Drita, FC Llapi nga Kosova; FC Teuta Durrës, Vllaznia, Partizani dhe Laçi nga Shqipëria; FC Shkëndija, FC Shkupi dhe FC Struga nga Maqedonia e Veriut si dhe Deçic nga Mali i Zi ishin shqiptarët të cilët sivjet do të garonin në gara europiane, ku tri prej skuadrave ishin në garë fillimisht në Ligën e Kampionëve dhe mandej në garën e re të UEFA-së, Europa Konferencë Ligë. FC Llapi, FC Struga dhe Deçic ishin ekipet e para që u eliminuan në këtë garë. FC Llapi ishte eliminuar nga ekipi shqiptar Shkupi kurse Deçic nga një ekip tjetër shqiptar, Drita e Gjilanit.

Në anën tjetër FC Prishtina pasi që kaloi rrethin paraeliminator në Ligën e Kampionëve u eliminua nga Ferencvaros në rrethin e parë për të luajtur në rrethin e dytë të Konferencë Ligë. Ata fituan kundër Connah’s Quay Nomads në rrethin e dytë të kësaj lige por u eliminuan në rrethin e tretë sonte kundër kampionit të Norvegjisë, Bodo/Glimt.

Në anën tjetër kampioni i Shqipërisë, Teuta kishte një paraqitje më të keqe se të Prishtinës në Europë këtë vit duke u eliminuar nga Shamrock Rovers sonte, një ekip me një vlerë pothuajse të kampionit shqiptar. Ata në Ligën e Kampionëve në rrethin e parë ishin eliminuar nga Sheriff Tiraspoli. Sonte ata humbën nga Shamrock në shtëpi me rezultat 0-2 duke u eliminuar edhe nga Konferencë Liga.

Paraqitje tepër të dobët këtë sezon në Europë pati edhe kampioni i Maqedonisë Veriore, Shkëndija e Tetotëve. Shkëndija u deklasua nga kampioni i Sllovenisë Mura me rezultat të përgjithshëm 6-0 kurse Shkëndija ishte e dobët edhe në rrethin e dytë të Konferencë Ligës ku u eliminua nga ekipi modest i Estonisë Riga me rezultat të përgjithshëm 3-0.

Paraqitje tepër të mirë në Europë këtë sezon pati edhe nënkampioni Drita të cilët arritën që ta kalojnë skuadrën shqiptare nga Mali i Zi, Deçiç në rrethin e parë të Konferencë Ligës. Por, gjilanasit ishin shumë të pafat në ndeshjen e dytë me shortin. Ata u përballën me gjigantin holandez Feynord të cilët mezi arritën që ta mposhtin skuadrën kosovare. Drita kishte arritur të jetë në epërsi në Holandë deri në 15 minutat e fundit të ndeshjes por që në fund holandezët shënuan edhe dy gola për të kaluar tutje në fazën e tretë të Konferencë Ligës.

Njëra prej skuadrave me paraqitjen më të mirë të shqiptarëve në Europë. Të pa fat në short, por Laçi fillimisht e eliminoi Podgoricën e Malit të Zi në rrethin e parë dhe mandej Universitatea Craiova në rrethin e dytë. Në rrethin e tretë ata patën punë të vështirë me skuadrën e njohur të Anderlechtit nga Belgjika ku sonte humbën me rezultat 2-1. Goli i parë në këtë ndeshje erdhi në minutën e 32-të nga Amuzu kurse Verschaeren shënoi në të 72-të. Lushkja shënoi për Laçin në minutën e 85, duke ngushtuar kështu epërsinë. Andelecht e fitoi këtë ndeshje me rezultat të përgjithshëm 5-1.

Partizani dhe Vllaznia po ashtu u eliminuan në fazën e dytë të Konferencë Ligës. Në fazën e parë ata fituan kundër Sfîntul Gheorghe përkatësisht Siroki Brijeg por në rrethin e dytë humbën nga Basel përkatësisht AEL Limasoll. Kështu, nga 11 skuadra shqiptare sa garonin sivjet në garat europiane asnjë nuk ia ka arritur që të kalojë në play-off për të synuar grupet.Por, paraqitja e ekipeve kosovare ishte mbresëlënëse sivjet, kështu që vitin tjetër pritet që nga Kosova të luajnë në gara europiane 4 ekipe nga Superliga e Kosovës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME