Categories Showbiz

Gabimisht e kuruan për epilepsi, djali me sëmundjen e rëndë merr surprizën e madhe

Programi “Dua të të bëj të lumtur” në Top Channel, këtë mbrëmje kishte të ftuar special një ndër këngëtarët më të njohur, Capital T, me qëllimin për të surprizuar një djalë të vogël. Në studio kishte ardhur nëna e tij, Bardha, e cila rrëfeu gjithë vështirësitë e jetës së djalit të saj, Engjëllit.

Kalvari i vuajtjeve për Bardhën kishte nisur vite më parë. Ajo ishte martuar me mblesëri, në Mirditë, me Petritin dhe kishte sjellë në jetë një djalë e një vajzë. Fatke qësisht disa javë pas lindjes, vajza kishte ndë rruar jetë. Por fatke qësitë nuk kishin të mbaruar me aq për familjen e tyre, pasi ata kishin hu mbur më vonë dhe dy fëmijë të tjerë. Pavarësisht dhi mbjeve të mëdha, Bardha nuk ishte dorëzuar dhe kishte sjellë në jetë, Engjëllin.

Petriti dhe Bardha, gjatë kohës që djali i tyre rritej, kishin vënë re se Engjëlli nuk sillej si fëmijët e tjerë dhe të shqetësuar e kishin dërguar për ta vizituar. Mjekët e kishin diagnostikuar me epilepsi dhe për 3 vite e kishin kuruar gabimisht për këtë sëmundje. Vite më vonë ata e kishin dërguar djalin për ta vizituar në Gjermani, ku kishin zbuluar se ai kishte tumor në kokë, të cilin nuk mund t’ja operonin dot.

Pavarësisht gjithçkaje, Bardha kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për të suprizuar Engjëllin e saj dhe për ta bërë të sadopak të lumtur. Surpriza e madhe për të ishte Capital T, i cili i’u drejtua me këto fjalë:

“Duhet të qëndrosh pozitiv çdo herë, sepse duhet të kalosh çdo problem që ke. Duhet të jesh i fortë, më i fortë se të gjithë ne, por mos harro si mamin, si motrën, si të gjithë familjen e mua do na kesh gjithmonë pranë.” Në fund Capital T shprehu dëshirën që të ndihmonte familjen e Engjëllit duke marrë përsipër ndërtimin e shtëpisë së tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME