Categories Showbiz

Gabriel Garko rrëfen mes lotësh se është gei

Gabriel Garko, aktori i njohur italian, i cili ka tërhequr teleshikuesit edhe me pamjen, ka habitur të gjithë me deklaratën e tij, ku në mënyrë indirekte ka pranuar që është gay. Thuhet në mënyrë indirekte, pasi ai kurrë nuk e shqiptoi si fjalë, por e la të nënkuptohej duke u shprehur se “jemi në 2020”. Garko e bëri këtë deklaratë në Big Brother Vip, ku i lexoi në letër ish-partneres së tij, Adua Del Vesco. Përmes kësaj letreje ai zbuloi disa detaje të marrëdhënies së tyre.

Ai u shpreh:

Të kam shkruar një letër dhe dua ta lexoj. Adua, Rosalinda [emri i vërtetë i Adua-s], ti kurrë nuk më ke thirrur Dario [emri i vërtetë i Gabriel Garko-s] apo jo? Një djalë që e fshiva, e vrava dhe dua ta kthej në jetë. E di që këto gjëra që do të them do të vijnë si surprizë për ty, jo sepse ti nuk e di, por sepse nuk e di që do t’i them këtu. Ne jetuam bashkë një përrallë të bukur…të bukur, por përrallë.

Dhe në përralla ka nga ata që dëgjojnë, nga ata që shkruajnë dhe nga ata që i interpretojnë. Dua të të them të bësh si unë, të gjesh fëmijën brenda teje. A të kujtohet kur të thashë në Sanremo se doja të bëja gjërat e mia? Këtu dhe atje pata guximin të filloj të jetoj, thashë moshën time të vërtetë. Atje, fëmija u kthye në jetë dhe sot më shumë se kurrë dua të të them se nuk gjej dot më një maskë që më përshtatet. Në fund Garko ka shtuar se ende nuk e di se si ka mundur t’i mbijetojë kësaj heshtjeje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME