Categories Lajme

Gara e 25 prillit – Ardi Kollozi: Edhe njëherë për Vlorën!

Gara e 25 prillit – Ardi Kollozi: EDHE NJËHERË PËR VLORËN!

Të nderuar miq, shok, bashkëpunëtorë, të njohur, bashkëqytetar të Vlorës,

Me respekt dhe përulësi ju njoftoj se kam vendosur të garoj për deputet në Qarkun e Vlorës, në zgjedhjet e 25 prillit.

Për shumë kohë kisha menduar se kontributi dhe rrugëtimi im në politikë mbaroi atje, në vitin 2013, natyrisht krenar për të gjitha ato objektiva të realizuar, në dukje të vështirë e shpesh të pamundur, ngarkuar edhe me peshën e atyre që mund ti bënim ndryshe apo t’i bënim më mirë. Ato kontribute që mund t’i kishim vlerësuar më shumë, por edhe rastet kur eksagjeruam me dikë që meritonte më pak.

Pata asokohe e kam sot kurajon morale e politike, të marr përsipër të gjitha përgjegjësitë, për ç’ka u konsideruan vendimmarrje jo oportune, gabimet, madje edhe fajet për ndonjërin, por rezervova të drejtën që për ato të cilat koha do t’i provonte si suksese, të konsiderohen në një pjesë të madhe edhe sukseset e mia, ashtu si edhe betejat e fituara politike: 2 herë deputet i Vlorës, kryetar partie, beteja në krye të Aluizni-t, një emocion i veçantë e sfidë më vete, e nevojshme për të mirën e të ardhmen e mijëra familjeve.

Por ka pasur edhe gara politike të humbura, si ajo për Bashkinë e Vlorës, përtej faktit të një numri rekord votash (19.000), fushatës entuziaste, pozitive me propozime konkrete të zhvillimit perspektiv të Vlorës (projekti i lungomares, pedonalja, trami, etj).

Ajo humbje, e vitit 2013, ishte një ndëshkim i merituar, pasi nuk mundëm të kontrollonim e ndërtonim instrumentet e duhur për të frenuar fenomene si korrupsioni, apatia, mendjemadhësia, shkëputja nga realiteti.

Ndaj dhe këto vite shërbyen si një kohë e domosdoshme për të valorizuar idetë, projektet për Vlorën, e tashmë përpos energjive mbart eksperiencën, pjekurinë e qetësinë e vlerësimit objektiv të situatës në të cilën ndodhemi e vlerësoj e gjykoj njësoj si ju: Është e domosdoshme për Vlorën, për Shqipërinë një ndryshim i thellë.

Koha dëshmoi e konsideroi rezultatet tona si arritje të shumë objektivave, e pikërisht koncepti i rezultatit dhe i arritjeve është ai që më jep mundësinë për t’u rikthyer, për t’i dhënë jetë projekteve ambicioze e pse jo për të shlyer e sistemuar ato që nuk u bënë si duhej në të shkuarën.

Ndaj ky rikthim i imi në politik, paraprihet nga një mirënjohje e thellë, për këdo ndër vite më ka mbështetur.

Vendimi im për të kandiduar ka qenë pa dilema, pasi jam i bindur se Vlora ka nevojë për kontributin dhe eksperiencën time, e për më tepër kjo ngjarje ndodh në një periudhë të veçantë të jetës sime, kur jam tepër i angazhuar nga pikëpamja profesionale, por nuk mund të mos i përkushtohem totalisht kësaj sfide të bukur.

Kjo zgjedhje u jetësua edhe pas vendimit që së bashku me një grup miqsh morrëm, për të krijuar Bindjen Demokratike, si një alternativë, si një mundësi zgjedhje, përtej partive të vjetra, dhe e gjykoj këtë vendim të drejtë e të duhurin pasi Shqipëria sot më shumë se kurrë ka nevojë për ndryshim, ndryshim të thellë, të gjithanshëm, shumëplanësh, dhe jo thjesht një rotacion.

Ndaj jam i bindur se për mënyrën si jemi sjellë, për programin, mesazhet, energjinë dhe forcën, për vendimmarjet e deritanishme, transparencën dhe barazinë që promovojmë, jemi alternativa politike e duhur.

Jam krenar që kryesoj listën e Bindjes Demokratike për Vlorën, e cila ka në rradhët e saj, njerëz të nderuar, vajza e djem parimor, energjikë e plot ide, e jemi të bindur se ndryshimi është i mundur e do ta realizojmë së bashku.

E pra, të dashur bashkëqytetar të mi, edhe mund të kishim vdekur politikisht, por koha dëshmoi se na do të rikthehemi, me pjekurinë e duhur politike, me përulësi, përgjegjësi e qëllimin për të bërë më të mirën për Vlorën e për të gjithë ne, familjet tona, fëmijët tanë.

Ndaj theksoj se kjo është sfida më e bukur që kam pranuar e iniziuar ndonjëherë, sepse është një garë që jep shpresë, mua të parit, e gjithë vlonjatëve e shqiptarëve.

Të dashur vlonjat të mi, jam sërish në garë, pasi jam i bindur se do të vlerësoni mua, familjen time, prindërit e gjyshërit e mi, i bindur se ky qytet di t’i njohë vlerat.

Unë kthehem për të qenë zgjidhje e mundësi zgjedhje për ata që më kanë besuar, të verifikoj se akoma më besojnë e jam i bindur se në krahë do të kem shumë e shumë prej jush, që dëshirojnë me shpirt e zemër ndryshimin e vërtetë dhe që ende besojnë në një të ardhme më të mirë në këtë vend.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME