Categories Lajme

Gara ndërkombëtare për projektin e Tunelit të Llogorasë hapet këtë javë

Gara ndërkombëtare për projektin e Tunelit të Llogorasë, i cili do të ndërtohet me fondet e buxhetit të shtetit do të hapet këtë javë.

Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama, i cili i shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u ndalën sot në Fier ku panë nga afër punimet e kryera për ndërtimin e bypass-it të Fierit.

Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e një jave më parë vendimin sipas të cilit i shtohet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2020, fondi prej 150 milionë lekësh, për projektin “Rishikimi i studimit të fizibilitetit dhe hartimi i projektit të detajuar inxhinierik “Ndërtimi i tunelit të Llogorasë”.

Në total shuma që qeveria ka akorduar për këtë projekt llogaritet 750 milionë lekë. Tuneli i Llogorasë është pjesë e paketës së madhe të infrastrukturës në mbështetje e shërbim jo vetëm të qytetarëve, por edhe të strategjisë për zhvillimin e turizmit që qeveria ka.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

37-vjeçarja shtatzanë nga Pogradeci humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës

Një 37-vjeçare, me inicialet M.K., në muajin e shtatë të shtatzënisë, është paraqitur në spitalin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I arrestuar dy ditë më parë për vjedhje, ndërron jetë nga arresti kardiak i paraburgosuri në Vlorë

E.Shparthi, i cili ishte arrestuar në Vlorë vetëm dy ditë më parë për një vjedhje,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME