Categories Lajme

Gati 630 mijë mjete në qarkullim, 80% e tyre autovetura

Numri gjithsej i mjeteve rrugore me status “aktiv” dhe “të çregjistruar përkohësisht” në vendin tonë rezulton 628 937, ndër të cilat 499 779 ose 79.5% janë janë autovetura. INSTAT publikoi raportin “Karakteristikat e mjeteve rrugore”, botuar për herë të pare, ku jepet informacion mbi numrin e mjeteve rrugore që qarkullojnë në Republikën e Shqipërisë, të regjistruar me status “aktiv” ose “të çregjistruara përkohësisht” në Regjistrin Kombëtar Shqiptar të mjeteve rrugore. Të dhënat i referohen vitit 2019.

Ndër markat kryesore të autoveturave që qarkullojnë në vend, dominojnë “Mercedez Benz” me 30.7% të vëllimit, e ndjekur nga “Volkswagen” me 16.6% dhe “Ford” 10 %. Rreth 7.4% e autoveturave që qarkullojnë në vend janë të prodhuara gjatë periudhës kohore 2011. Autoveturat e prodhuara gjatë periudhës kohore 2000-2010 zënë 64.4% dhe autoveturat e prodhuara para vitit 2000, përbëjnë 28.2%.

Sipas detajimit të markave, markat më të përhapura të autoveturave, të prodhuara gjatë periudhës 2011-2019, janë “Mercedez Benz”, “Volkswagen”, “Ford” dhe “Audi”. Numri më i madh i autoveturave që qarkullojnë në vendin tonë ose 73.3% e tyre përdorin lëndën djegëse “naftë”, 19.4% përdorin lëndën djegëse “benzinë” dhe 7.1% e mjeteve përdorin lëndë djegëse të kombinuar “benzinë dhe gas”. Sipas vëllimit të motorit, numri më i lartë i autoveturave, ose 66.8%, ka një fuqi motorike deri në 2000 centimetra.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, nafta rritet me 4 lekë

Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimeve të karburanteve në vend, me ndryshime që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Sarandë, 42-vjeçari merr plagë në gjoks

Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë të mërkurë në lagjen nr.1 të Sarandës, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Hapen dyer të reja!” Firmoset marrëveshja mes shtetit, bankave dhe sipërmarrjes! Rama: Të gjithë ata që kanë biznese të vogla dhe të mesme do përfitojnë kredi me interes minimal

Ditën e sotme është nënshkruar një partneritet i ri mes shtetit, sistemit bankar dhe sipërmarrjes…

LEXO ME SHUME