Categories Teknologji

Gati zemra e parë bionike

E bërë nga indet e përdorura, ajo do të ndihmojë në eksperimentimin në mënyrë të sigurt me valvulat artificiale të zemrës dhe pajisjet e tjera mjekësore. E përshkruar në revistën ”Science Robotics”, ajo u krijua nga ekipi i Institutit të Teknologjisë në Masaçusets (MIT) i koordinuar nga Ellen Roche, në bashkëpunim me Universitetin Amerikan të Harvardit, Universitetin e Teknologjisë ”Nanyang” në Singapor dhe Kolegjin Mbretëror të Kirurgëve Irlandezë.

”Pajisja është një përzierje e indeve kardiake dhe një sistemi pompimi robotik: pra emri ‘zemër hibride biorobotike’ është një matricë sintetike që mund të mbështillet rreth një barkusheje dhe të bymehet’, për të vepruar si pompë, siç do të bënte një muskul i zemrës”, deklaruan autorët.

“Ne filluam nga barkushja e majtë sepse është më e vështira për t’u riprodhuar, për shkak të presioneve më të larta në të cilat ajo vepron. Qëllimi i këtij studimi mbi zemrën bionike është që të lejojë në të ardhmen testimin dhe zhvillimin e  pajisjeve kardiake më shpejt dhe me kosto më të ulët duke simuluar atë që ndodh natyrshëm në zemrën e njeriut”, theksoi autoria e studimit Ellen Roche.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME