Categories Lajme

Gazeta gjermane “Bild” fshin artikullin për Bashën dhe lobimin 675 mijë dollarësh në SHBA

Një ditë pasi gazeta “Bild” i kushtoi një artikull lobimit të Partisë Demokratike në SHBA, në të cilin akuzohej kryedemokrati Lulzim Basha, shkrimi i prestigjiozes gjermane është fshirë. Në artikullin e publikuar dje, “Bild” shkruante se paratë që kishte paguar Basha tek Nick Muzin kanë qenë për të penguar integrimin e Shqipërisë në BE.

Por një ditë më vonë, në një kërkim të thjesht online në këtë gazetë (foto) shihet se artikulli është fshirë dhe se faqja nuk gjendet, ku thuhej se PD ka dhënë 675 mijë dollarë për të lobuar penguar çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE.Sa i përket negociatave me BE, artikulli i BILD thoshte se: “Klienti tjetër: Opozita shqiptare, e cila dëshiron të parandalojë pranimin e Shqipërisë në BE nën kryeministrin aktual me të gjitha forcat – dhe kostoja e përdorimit të Muzin padyshim që kushton shumë.”, ndërsa për lobimin rus shkruante: “Në një raport të mëvonshëm FARA, kompania që u shfaq si klient ishte një kompani që ndan kutinë e saj të postës në Rrugën St. Vincent në Edinburgh, Skoci me 1200 ndërmarrje të tjera: Biniatta Trade LP. Gjurmët e Tregtisë Biniatta çojnë diku nëpër botë: nga Skocia përmes Belize-Amerikës së Jugut – dhe prej andej në Rusi… për kryeministrin shqiptar Edi Rama, është një provë e qartë që Rusia është prapa përpjekjeve të lobistit të lartë Nick Muzin. Në fakt, Rusia ka pak interes për afrimin e Shqipërisë me BE. Pranimi do të dobësonte më tej ndikimin e rusëve në Ballkan”.

Kujtojmë se kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla publikoi dje artikullin e gazetës gjermane, kushtuar lobimit të Partisë Demokratike në SHBA, ndërsa pohoi se; “Basha tentoi t’i vinte flakën Shqipërisë dhe të dënonte me çdo mjet imazhin e Shqipërisë dhe hapjen e bisedimeve për anëtarësim mes BE dhe Shqipërisë”. (foto poshtë: artikulli i fshirë)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME