Categories Lajme

Gazetarët grekë ndihmojnë nënën e Anxhelinës

Gazetarja e News24 në Greqi Ira Londo tha në “Dritare me Rudinën”, se emisioni Mazi Sou në televizionin më të madh në Greqi, TV SKAI, ka treguar një ndjeshmëri të lartë për vrasjen e Angjelines që nga momenti i parë, me një sërë reportazhesh nga vendi i ngjarjes, që kanë zbuluar mjaft detaje, duke kompletuar historinë për opinionin publik grek.

Menjëherë sapo News 24 dërgoi në këtë television videon e thirrjes së nënës që të kishte në shtëpi trupin e vajzës, drejtuesja e emisionit bëri thirrje për ta ndihmuar gruan. Pas emisionit gazetarët kanë kontaktuar me familjen për t’i ardhur në ndihmë nënës së vajzës duke mbuluar gjithë shpenzimet e sjelljes së trupit në Shqipëri.

Si përfundim, shpenzimet e udhëtimit janë mbuluar nga familja e Artemit, një kushëri që e shoqëronte kudo këto ditë si dhe të tjerë të afërm apo miq nga Korfuzi. Por emisioni ka dërguar avokaten e nënës, për të siguruar se edhe ligjërisht çështja do ndiqet deri në fund financuar prej tyre.

Avokatja e familjes ka patur edhe histori të tjera të vrasjes së fëmijës nga prindi grek apo dhune, por e konsideroi këtë ngjarje unike, me shumë prapaskena. Angjelina ishte tepër e dashur për të gjithë, pozitive, e mirë dhe mirënjohëse për çdo gjë. Ka shumë dëshmi për dhunë të vazhdueshme fizike, për kërcënime, dëbim nga shtëpia ku flinte dhe mbyllje në kotecin e pulave, për denoncimin e Angjelinës në polici, madje një shoqe e Angjelinës që nuk ka dashur të publikojë më tej dëshminë ka lënë të kuptohet tek gazetarët se sjellja mizore e publikuar nuk është e gjitha….

Ngjarja ka shkaktuar indinjatë të thellë, pasi edhe në Greqi nuk është rast unik. Në media, gazetarët të sensibilizuar kanë reaguar për kërcënimin e shoqërisë demokratike nga episode të njëpasnjëshme dhune, duke u referuar dhe në vrasjen e studentes në Rhodes nga një shqiptar e një grek, sepse nuk pranoi të bënin me të çfarë donin. Por dhe i ushtrojnë kritikë policisë e sistemit vendor që nuk reagon në kohë kur gratë kërkojnë ndihmë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME