Categories Kulture

Gazetarët nga Kosova vizitojnë Vlorën/ Kryebashkiaku Leli: Këtë verë turizmi të flasë shqip

Prej dy ditësh një grup gazetarësh nga Kosova ndodhen në qytetin bregdetar të Vlorës, në kuadër të promovimit të turizmit. Paraditën e sotme grupi i gazetarëve vizitoi qendrën historike të qytetit, ku u prit edhe nga kryetari i bashksië së Vlorës, Dritan Leli.

“Vlora është qyteti i historisë, natyrës së mrekullueshme dhe njerëzve mikpritës. Në zonën historike në Vlorë ndodhen gazetarë nga Kosova, shqiptarë matanë bjeshkëve, ashtu siç jemi ne nga kjo anë e bjeshkëve në bregune detit në Vlorë ku historia ka një përzierje fantastike me natyrën, me njerëzit e mrekullueshëm dhe mikpritjen vlonjate”, – tha Leli. Ai shprehu bindjen se çdo gjë e transetmuar nga gazetarët e Kosovës do të jetë një shtysë e madhe për të gjithë ata që akoma janë në dilemën se ku do të bëjnë pushimet këtë verë.

“Unë do të këshilloja të zgjidhnin Vlorën dhe jo pa qëllim në spotin publicitar që qyteti ka përgatitur me mbështetjen e bizneseve të qytetit dhe natyrisht të gazetarëve të Vlorës, kemi zgjedhur simbolikën e Farit. Do të doja shumë që në të gjithë territorin e bashkisë së Vlorës të dëgjoja atë që thashë dje në takimin me ministrin e Turizmit në Kosovë aksentin e shqiptarëve matanë bjeshkëve”, – nënvizoi Leli.

Kryebashkiaku Leli u shpreh se “kemi shumë dëshirë që Vlora të vizitohet nag turistë të huaj, të ketë vizitorë nga Italia, Polonia, Sllovenia, Austria , Danimarka, etj, por do të donim që këtë verë turizmi të flasë shqip”.

“Dy vjet më parë nuk bëhej fjalë që në këtë shesh të mund të kaloje apo të shikoje objekte që janë rikonstruktuar së fundi. Ndërkohë që duke bërë shëtitoren “Ismail Qemali” të vish në rrugën ku Ismail Qemali dhe Isa Boletini bashkë me njerëzit që shpallën pavarësinë kaluan së bashku, të bësh një ndalesë në shtëpinë e Margiosë, të zonjës së lavdishme që qëndisi flamurin. Të vish në zonën historike të Vlorës për të gjithë ne do të thotë shumë”, – theksoi Leli. Leli foli edhe për muzeun e hibraizmit që, sipas tij do të jetë unik në botë. “Ne do të tregojmë shembullin e bashkëjetesës që ne e tregojmë gjithmonë dhe është një nga vlerat e mëdha që ne mbartim”, – tha Leli.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Befason Ema Andrea, aktorja nderohet me çmimin prestigjioz italian “Premio Adelaide Ristori 2025”

Aktorja shqiptare, Ema Andrea është shpërblyer me çmimin prestigjioz italian, “Premio Adelaide Ristori 2025”, për…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Takimi  i pa harruar  me Kadarene, Nga Arben  Meksi

Takimi  i pa harruar  me Kadarene Botuesi  i vepres se  Ismail Kadarese ,Bujar Hudhri,here pas…

LEXO ME SHUME