Categories Showbiz

“Gazetarëve u mjafton reagimi im”, ironizon Eni Koçi: Blerja e klikimeve dihet dhe nga fëmijët

Jo më larg se dje Eni dhe Greta Koçi ironizuan nëpërmjet një postimi në Instagram gjithë artistët që zgjedhin të blejnë klikime për këngët e tyre.

“3 milionë për 24 orë Madona ft. Maluma. Po çfarë janë Maluma dhe Madonna përpara 1- shave të Shqipërisë? Këtej nga ne kapen për 1 orë”-shkroi Eni Koçi në Instagramin e saj dje.

Ndërkohë që pak minuta më pas, lidhur me klikimet ironizoi edhe Greta dhe fill pas këtyre deklaratave, disa portale shkruajtën se aludimi me shumë mundësi ishte një thumb për Dhurata Dorën, e cila një javë më parë publikoi këngën “Zemër” në bashkëpunim me Soolking- un, një projekt që aktualisht numëron mbi 2 milionë shikime.

Për të hedhur poshtë hamendësimin në fjalë, ka reaguar Eni, e cila me anë të një postimi tjetër sqaron edhe njëherë se ka dashur të nënvizojë fenomenin e blerjes së klikimeve dhe në asnjë rast nuk ka përmendur emër konkret. Sipas saj blerja e klikimeve është një e vërtetë që dihet tashmë edhe nga një fëmijë.

Ja çfarë shkruan konkretisht:

Të dashur miq, disa gazetarëve u mjafton një reagim i imi për blerjen e klikimeve për të shpikur teori që askush nuk i merr vesh. Unë kam thënë një të vërtetë e cila tanimë dihet edhe nga një fëmijë. Ka pafund raste të blerjes që konkurencën e drejtë në muzikë e kanë kthyer në banalitet. Artisti jeton për respekt dhe audiencë reale. Si mund t’i thuash vetes artist kur blen audiencën?

Ky është shqetësimi im. Ka shumë artistët të mirë që i meritojnë milionat e botës, por ne kaq popull jemi. Pse nuk është gjë e çuditshme kjo? Maluma dhe Madonna që janë emra të mëdhenj të muzikës botërore arrijnë 3 milion për një ditë ndërsa shqiptarët kapin 1 milion në ditë, në mos më shumë.Unë nuk kam përmendur asnjë rast konkret, por kam thënë një fenomen që shumë artistë të respektuar i ka demotivuar ose e kanë lënë këtë punë. Po, secili që ka blerë le të hidhërohet nga postimi im, ndërsa ata që i kanë reale mos të shqetësohen sepse e dinë të vërtetën dhe audiencën reale që nuk ua tjetërson askush”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME