Categories Lajme

Gazetari flet për 23 vjecaren: Në shpinë nuk i vizatonte dot vetë ato shenja, kemi të bëjmë me…

Rasti i 23 vjeçares Evgjeni Baxho ka tronditur opinionin publik javët e fundit. Ndonëse fillimisht u tha se e reja kishte ndërruar jetë nga një infeksion në dhëmballë, disa shenja të gjetura në trupin e saj tregojnë se ka qenë më shumë se kaq.

Gazetari Elton Qyno ka treguar sot se vajza ka pasur një infeksion në dhëmballë ose bajame. Tromboza në tru dyshohet të jetë shkaktuar nga temperatura e lartë dhe kur e ka pasur dyshohet se i është nënshtruar një vetësakrifikimi duke mos komunikuar me njerëzit e saj dhe i ka hyrë këtij rituali duke vizatuar ato simbole në trupin e saj.

“Ato simbole janë vizatuar, por kush ia ka vizatuar në shpinën e saj? Që këtu ka lindur dyshimi se kush është personi pasi teknikisht është e pamundur që një person të vizatojë në kurriz simbole të qarta.

Që këtu është pika që kanë nisur të dyshojnë se ka qenë me dikë tjetër në shtëpi dhe i ka vizatuar simbole në kurriz. Nga ato që kemi lexuar në internet, simbolet kanë një lloj interpretimi që tregojnë fuqinë, sakrifikimin e vetë personit. Nuk e dimë në çfarë gjendje ka qenë vajza dhe me kë ka qenë në momentet e fundit. Është një hetim që po hetohet si vrasje e mundshme, pavarësisht se nuk kemi autor.

Kemi një sërë veprimesh, kamerash në zonën ku rrinte vajza me shpresën se mund të identifikohet personi apo rrethi shoqëror i saj, por deri tani kemi dyzim të policisë për të dhënë version të qartë. Janë shkrime që janë bërë me lapostil që thahet shpejt. Kur janë gjendur në trup, është krijuar bindje se janë shkruar në një kohë të shpejtë, por nuk dihet me saktësi se nuk e dimë cilat janë shkaqet shëndetësore që kanë çuar në vrasjen e vajzës”, eshte shprehur Qyno.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME