Categories Lajme

Gazetari grek: Kam qarë disa herë për familjen Lala

Familja Lala në Durrës u godit më rëndë nga tragjedia e 26 nëntorit. Historia e saj ka përlotur jo vetëm shqiptarët, por edhe të huajt.

Një prej tyre ka qenë dhe një gazetar grek që ditët pas tërmetit ka qëndruar në Durrës dhe ka ndjekur operacionet nën gërmadhat e familjes Lala që humbi 8 anëtarë. Ai e ka përshkruar i emocionuar atë çfarë ka parë me sytë e tij duke treguar se është përlotur disa herë. Ata që luftuan nën rrënoja për të nxjerrë njerëzit për të janë heronj të vërtetë.

“Në familjen Lala, që humbi 8 anëtarë të familjes, njerëzit madhështorë, mes dhembjes së tyre na pyesnin nëse duam diçka për të ngrënë. Njerëz me zemër të madhe, bujarë, mikpritës. Shumë herë nuk flisja dot, shumë herë u lotova kur nxirrnin njerëzit nga gërmadhat, fëmijët në batanije. Forcat shpëtimtare që luftonin në rrënoja janë heronj të vërtetë, rrezikuan jetën e tyre. Emocione e dhimbje e papërshkrueshme që do më mbetet e paharrueshme”, ka thënë ai teksa ka telefonuar në transmetimin maratonë të televizionit grek ERT për të mbledhur fonde për Shqipërinë e prekur nga tërmeti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME