Categories Lajme

Kulla në Kalanë e Krujës, i rezistoi shekujve por tani gati të rrëzohet

Kulla e Kalasë së Krujës rrezikon të shembet dhe i është vënë shiriti. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se kjo kullë prej kohësh është konstatuar se ka dëmë serioze dhe ishte planifikuar që t’i nënshtrohej një rikonstruktimi me anë të një donacioni nga ambasada amerikane. Por tërmeti i datës 26 ka nxjerrë në pah dëmtimet serioze që ka pjesa e sipërme e kullës së kësaj kalaje duke u kthyer në një rrezik për familjarët dhe bizneset që ndodhen rreth saj.

Vetëm një ditë më parë në rrugën që të çon për në Kala është hedhur një kamion me inerte në mënyrë që të bllokohet rruga dhe që të mos kalojnë këmbësorët. Muzetë janë mbyllur dhe me fillimin e shirave dhe të dëborës, Kulla rezikon seriozisht shembjen. Ndërsa Ministria e Kulturës thekson se hyrja në kalanë e Krujës dhe atë të Prezës është rreptësisht e ndaluar për shkak të rrezikut që mund të kanoset.

“Ministria e Kulturës dhe Drejtoria e Kulturës Kombëtare Tiranë lajmëron se tërmeti i 26 Nëntorit ka shkaktuar dëme të rënda  në monumentet e kulturës së zonës, sidomos në Kalanë e Prezës dhe  të Krujës. Hyrja në këto Kala është rreptësisht e ndaluar në rradhë të parë për të garantuar jetën tuaj dhe për të mos dëmtuar më shumë monumentet. Ministria e Kulturës dhe Drejtoria e Kulturës Kombëtare Tiranë, nuk janë përgjegjëse për çdo pasojë nga thyerja e këtij udhëzimi. Ruajeni jetën tuaj. Ju falenderojmë për mirëkuptimin,”– thuhet në reagim.

Kulla e Kalasë së Krujës është dëmtuar disa herë ndër shekuj, teksa daton e ndërtuar nqë në shekullin e XII. Kjo kullë i është nënshtruar një rikontruksioni në shëkullin e XVII pasi tëmreti i vitit 1632 zhduku po thuajse treccerekun e Kalasë dhe shkatërroi krejtësisht Kullën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME