Categories Lajme

Gazetari grek: Kam qarë disa herë për familjen Lala

Familja Lala në Durrës u godit më rëndë nga tragjedia e 26 nëntorit. Historia e saj ka përlotur jo vetëm shqiptarët, por edhe të huajt.

Një prej tyre ka qenë dhe një gazetar grek që ditët pas tërmetit ka qëndruar në Durrës dhe ka ndjekur operacionet nën gërmadhat e familjes Lala që humbi 8 anëtarë.

Ai e ka përshkruar i emocionuar atë çfarë ka parë me sytë e tij duke treguar se është përlotur disa herë.

Ata që luftuan nën rrënoja për të nxjerrë njerëzit për të janë heronj të vërtetë.

“Në familjen Lala, që humbi 8 anëtarë të familjes, njerëzit madhështorë, mes dhembjes së tyre na pyesnin nëse duam diçka për të ngrënë. Njerëz me zemër të madhe, bujarë, mikpritës. Shumë herë nuk flisja dot, shumë herë u lotova kur nxirrnin njerëzit nga gërmadhat, fëmijët në batanije. Forcat shpëtimtare që luftonin në rrënoja janë heronj të vërtetë, rrezikuan jetën e tyre. Emocione e dhimbje e papërshkrueshme që do më mbetet e paharrueshme”, ka thënë ai teksa ka telefonuar në transmetimin maratonë të televizionit grek ERT për të mbledhur fonde për Shqipërinë e prekur nga tërmeti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME