Categories Sport

Vlorë/ Kampion Bote dhe Kampione Europe, Ilda Lelo dhe Edi Shehaj shkëlqejnë në “Kick Box”

“Nata e Kampionëve” u mbajt në pallatin e sportit “Flamurtari”, ku u zhvilluan 11 përballje në sportin e “KickBoxit”. Spikatën dy sfidat më kryesore, ku respektivisht luhej titulli “Kampion Bote” për meshkuj, si dhe “Kampione Europe” për femra. Emocionues e i jashtëzakonshëm evenimenti, që prej fillimit të tij e deri në fund, ku u shpallën edhe kampionët.

Edi Shehaj, kikboksieri vlonjat ka mbrojtur sërish titullin e kampionit të botës të cilin e fitoi në vitin 2018, duke treguar përsëri një formë fantastike. Kësaj radhe ai u ndesh ndaj turkut Omer Faruk Duran, për peshën 70Kg.

Pesë raunde nga tri minuta kishin në dispozicion kickboksierët, por djaloshit vlonjat Edi Shehaj, i janë dashur vetëm tri raunde për t’ia bërë të pamundur vijimin e garës kundërshtarit të tij, pasi turku u tërhoq në raundin e tretë, pas një përballjeje tejet të luftuar e intensive. Në anën tjetër, Ilda Lelo është shpallur kampione Europe teksa arriti të mposhtë kundërshtaren e saj, po nga Turqia, Sinem Sare.

Pas tri raundesh vlonjatja arriti të shpallet fituese e të rrëmbejë titullin kaq shumë të merituar, por njëkohësisht shumë të dëshiruar. Lelo konfirmohet sërish si një luftëtare e shkëlqyer në artet marciale, duke mos e zhgënjyer publikun vlonjat. Pas këtij aktiviteti, trajneri i “Fight Club Vlora” Alban Alikaj, i cili i ka stërvitur vazhdimisht këta sportistë, shprehet tejet i lumtur për titujt e fituar, por njëkohësisht ky është një shpërblim për gjithë sakrificat e bëra gjatë gjithë vitit, ku sportistët janë stërvitur me shumë përkushtim dhe seriozitet, duke e kurorëzuar me sukses punën e tyre.

iLDA6

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME