Categories Covid-19

Gazetari nxjerr faturat: Më ka shkuar 2 mijë euro kurimi nga Covid bashkë me nënën

Gazetari i Radio Televizionit të Kosovës, Fisnik Durguti, ka treguar eksperiencën e tij me Covid, duke nxjerrë të gjitha faturat e ilacceve dhe trajtimeve që ka bërë së bashku me nënën e tij. Durguti ka thënë se për barna, analiza, shpenzime në spital dhe për aparatin e oksigjenit kanë shpenzuar rreth 2 mijë euro. Ai iu është drejtuar qeveritarëve duke u thënë se a i kishin parasysh këto shpenzime kur hartuan planin e rimëkëmbjes për pandeminë e koronavirusit.

“Po i bëj publike shpenzimet e shërimit nga COVID 19, kryesisht për dy persona, për mua dhe nënën time,(dhe disa analiza të gruas) jo për tjetër por për t’i treguar pergjegjësve të shtetit sa i kushton një familje sherimi në shtëpi dhe cila është ndihma e shtetit për ata që shërohen në shtëpi?

Po, 50 euro për mua dhe 100 euro për nënën nga  Shpend A. Ahmeti, po nga qeveria e Avdullah Hotit? “zero”. Deri sa shpenzimet janë 1.444,70 euro për barna dhe analiza + rreth 400 euro shpenzimet e infermierit, + 50 euro për aparatin e  oksigjenit, pra në total rreth 1.890 euro.( ka ende por nuk i kam ruajtur disa fatura)

A e keni mendu se si mundë t’i mbuloje një familje këto shpenzime? Kur e bëtë ligjin për rimëkëmbje, a e keni menduar këtë kategori që shërohet në shtepi pasi që spitalet janë plotë”,– ka shkruar Durguti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME