Categories Lajme

Zjarri i rënë në 3 të natës në Shkodër, zjarrfikësi tregon shkakun

Lidhur me zjarrin e rënë në qendër të Shkodrës orët e para të mëngjesit të sotëm, ku u përfshinë nga flakët dy lokale dhe u prek fasada e jashtme e pallatit, janë zbuluar shkaqet e vërteta të ngjarjes. Zjarri mësohet se është shkaktuar nga një bombul gazi në një prej lokaleve poshtë pallatit. Këtë fakt e ka  pohuar edhe shefi i repartit të ndërhyrjes zjarrfikëse në Shkodrës, Ridvan Bushati.

Ai ka treguar se gjithçka ka ndodhur në orën 3 e 20 minuta të mëngjesit të sotëm ndërkohë që në vendin e ngjarjes kanë qenë prezent 5 mjete zjarrfikëse. Nga ana tjetër Bushati ka ngritur një tjetër shqetësim pikërisht për këtë pallat i cili është një minë me sahat pasi nuk ka vend për hyrjen e zjarrfikësve nga mbrapa.

“Në pallat nuk ka vend hyrjeje për zjarrfikëset, nëse zjarri do të kishte rëna nga mbrapa atëherë do të ishin shkrumbuar të gjitha hyrjet e tjera. Është një minë me sahat, bashkia dhe IKMT duhet të gjejë një zgjidhje për të hapur rrugën e zjarrfikëses pasi edhe për personat është e vështirë për të hyrë lë më për mjetet.

Duhet të jetë rruga e lirë për zjarrfikësit në rast se bie një zjarr tjetër”, -tha BushatiAi bën një apel që institucionet të vlerësojnë më shumë punën dhe rrezikun me të cilin punonjësit zjarrfikës përballen, dhe se ata janë të keq paguar prej vitesh.

“As nëpër filma nuk e kemi parë një zjarr të tjerë, ndaj bëj thirrje që të vlerësohen më tepër punonjësit e zjarrfikëses pasi janë më të rrezikuar dhe më pak të vlerësuar dhe keq paguar”, u shpreh shefi zjarrfikës në Shkodër. Zjarri i rënë mëngjesin e sotëm mësohet të jetë pranë zonës së njohur si “ish 5 Heronjtë” pranë Teatrit Migjeni.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME