Categories Lajme

Gazetari zbulon detajin: Babai i Klodian Rashës është ish-polic, janë sekuestruar edhe kamerat e shtëpisë

Gazetari Trashgim Sokolaj ka zbuluar një detaj mjaft interesant në lidhje me Klodian Rashën, 25 vjeçarin e ekzekutuar nga efektivi i policisë. Sokolaj ka thënë se babai i v iktimës është një ish-efektiv policie, ndërkohë që familjarët kanë deklaruar se Policia u ka sekuestruar edhe kamerën e shtëpisë për të vijuar më tej hetimet. Ata kanë kërkuar gjithashtu edhe transparencë për hetimet.

Familjarët kanë pasur reagime gjatë gjithë ditës. Vlen për t’u theksuar se babai i 25 vjeçarit të ekzekutuar është një ish-polic, në deklaratën e fundit që kanë dhënë kanë kërkuar që ngjarja të zbardhet. Por ka edhe një detaj interesant në këtë deklarim të fundit që kanë dhënë familjarët, ku thuhet se policia ka sekuestruar edhe një prej kamerave të banesës së tyre, pa iu dhënë mundësi për të kuptuar se çfarë pamjesh kanë marrë. Sepse thonë që janë në mort dhe nuk i ka shkuar mendja për t’u marrë me këtë pjesë. Por ata kërkojnë transparencë.

Sekuestrimi i provave materiale bëhet me procesverbal të shkruar. Duhet të verifikohet transparenca e policisë për faktin se sa pamje ka marrë.”- tha Sokolaj ne Ora News.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qytetarët sfidojnë temperaturat e larta, mesazh me trëndafila të kuq edhe SPAK-ut

Qindra aktivistë dhe qytetarë janë grumbulluar sot para prokurorisë së Posaçme, aty ku u dorëzua…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentimi i autobusit në autostradë, shoferi dyshohet se pësoi arrest kardiak!

Detaje të tjera mësohen në lidhje me aksidentimin e autobusit të linjës Berat-Tiranë në autostradën…

LEXO ME SHUME