Categories Lajme

Gazetarja italiane kritika të ashpra ndaj qeverisë: Rama nuk ju është përgjigjur akuzave që i janë bërë

Gazetarja italiane e “le IENE”, Allice Marinelli, tha se kryeministri Edi Rama duhet t’i përgjigjet akuzave që i bëhen dhe të mos i instrumentalizojë ato politikisht.

Sipas saj protestat e studentëve ndezën një sërë protestash të tjera të cila bënë që Rama të bënte edhe ndryshime në qeveri, por për Allice Marinelli e rëndësishme është që studentët dalin në rrugë dhe në sheshe dhe kryeministri nuk ju është përgjigjur.

Gazetarja tha për emisionin “Tempora” se, “Në një vend si Shqipëria, që perceptohet si vendi më i korruptuar në Ballkan sipas organizmave të rëndësishëm ndërkombëtarë, Transparency International është shumë e rëndësishme që qeveria të përgjigjet”.

“Sigurisht që me Shqipërinë kemi një lidhje të rëndësishme, nuk është vetëm një vend i afërt gjeografikisht me Italinë, por edhe afër zemrës. Ka shumë shqiptarë prej vitesh në Itali, ka edhe shumë italianë në Shqipëri. Është një lidhje që e njohim tashmë dhe interesi për Shqipërinë është gjithnjë i ndezur. 

Në këtë moment historik, interesi është edhe më i madh. Nga Italia na ka bërë shumë përshtypje se si protestat që sot janë të përgjithshme kundër korrupsionit, nisën faktikisht si spontane nga ana e studentëve, që luftonin për të drejtat në arsim dhe kushtet e jetesës në ambientet studentore.

Ato sollën zëvendësimin e një ministri. Ndoshta Edi Rama ka të drejtë, që protesta u mbështet edhe nga një pjesë politike, por kjo është e pashmangshme, në të gjitha vendet, në të gjitha betejat, tek ato për të drejtat në arsim, për të drejtat e grave etj. 

Por kjo për ne ka pak rëndësi, pra instrumentalizimi politik i mundshëm i një proteste. Për ne rëndësi ka që studentët dalin në rrugë, zbresin në sheshe dhe që kryeministri nuk u përgjigj. Sipas nesh, të paktën siç e shohim nga jashtë, kryeministri Edi Rama duhet t’i përgjigjet akuzave që i bëhen dhe jo  vetëm t’i drejtojë gishtin instrumentalizmimit politik që është i pashmangshëm në kaq beteja aktuale. 

Në një vend si Shqipëria, që perceptohet si vendi më i korruptuar në Ballkan sipas organizmave të rëndësishëm ndërkombëtarë, Transparency International është shumë e rëndësishme që qeveria të përgjigjet. Duhet të përgjigjet për varfërinë në rritje të njerëzve që ne e prekëm vetë me ardhjen në Shqipëri. Do të qe një sinjal i rëndësishëm nga ana e qeverisë”, deklaroi gazetarja e njohur italiane.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME