Categories Politike

Gazetarja “kryqëzon” Ramën: Kush ua bën shtëpitë të varfërve?, trego ose …

Një gazetare e ka vënë në vështirësi kryeministrin Edi Rama ditën e sotme gjatë konferencës që ai ka mbajtur me gazetarët.

Gazetarja i ka kërkuar Kryeministrit që të tregojë emrat e donatorëve, që financojnë shtëpitë e personave të varfër, ose në të kundërt çdo kujt i lind e drejta për të dyshuar se ata janë njerëz të lidhur me qeverinë që bëjnë ndere për të fituar pikë politike sepse sipas saj kreu i qeverisë mund të ua shpërblente në mënyra të tjera.

Rama u shpreh se:

“Ky është këndvështrimi juaj, ndërsa këndvështrimi im është se këto familje do t’a festojnë Vitin e Ri në shtëpi dinjitoze. Kompanitë që investojnë janë kompani shqiptare, ne ua kemi kërkuar ta bëjnë këtë gjë dhe disa prej tyre kanë pranuar, pse nuk duhet të bëjmë diçka kur kemi mundësi ta bëjmë”.

Kryeministri shtoi se kjo nuk ofron zgjidhjen përfundimtare:

“Por përderisa kam mundësi për ta bërë do t’a bëj dhe do vijoj ta bëj me aq sa mundësi kam edhe kurn të mos jem në këtë post. Nuk kam patur ndonjëherë drejtor në jetë se kështu më kanë ardhur punët, por nqs do të kem ndonjëherë drejtor në jetë ai do të jetë Arbër Hajdari”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME