Categories Lajme

Gazetarja Lala jep alarmin: Hakerat kanë prekur sistemin e gjurmëve të gishtave

Gazetarja Klodiana Lala thotë se hakerat kanë prekur sistemin e gjurmëve të gishtave, si dhe atë të rekordeve kriminale. Lala është shprehur se publikimi i të dhënave nga policia, do të nxisë revanshin e grupeve kriminale.

Ajo tha se përveç gjithë problematikave që sjell ky hakerim i të dhënave, kryesisht ai në sistemin TIMS, nëse zbulohet se nga ku kanë rrjedhur ato si fillim, mund t’i ekspozojë ata persona në rrezik ndaj një hakmarrjeje të grupeve kriminale, pasi ata mund t’i cilësojnë si “spiunë” për nxjerrjen e informacioneve private për ta.

“Siguria kombëtare është cënuar shumë rëndë, që me sulmin e dytë të TIMS janë arritur të kopjohen nga hakerat.

Gjurmët e gishtave, janë arritur të hakerohen. Janë marrë të dhënat dhe nga sistemi që mbart të gjitha rekordet kriminale të emrave të caktuar. Përmes publikimi të të dhënave po synohet destabilizimi. Ndër e-mail e para që kam hapur kishte të bënte me njërin prej tyre që i dërgoj Gledis Nanos dhe që fliste për Talo Çelën.

Rezultonte që i konfirmohej se ky personazh ishte parë në mes të Tiranës dhe fliste për takime me një tjetër personazh të njohur të botës së krimit.

Pse e-mail e drejtorit të përgjithshëm të policisë? Mendoj se Nano ka qenë personazhi më i lakuar kohët e fundit dhe është gjetur si një tagër për të çuar mesazhe të ndryshme”-shpjegoi Lala.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME