Categories Lajme

Përse u sulmuam nga hakerat? Ekspertja amerikane e IT-së shpjegon gabimin që na kushtoi

Evanna Hu, ekspertja amerikane e IT-së, mendon se brenda të mirave të pafundme që të ofron teknologjia qëndron rreziku dhe qytetet inteligjente nuk janë gjithmonë të sigurta, ndaj sipas saj krahas platformave digjitale që krijohen duhet të garantohet dhe siguria kibernetike.

“E rëndësishme është të rritet ndërgjegjësimi i politikbërësve, i qeverisë se duhet bërë më shumë. Jo vetëm të ketë fonde më tepër për sigurinë kibernetike por gjithashtu duhet ndryshuar mentaliteti i përdoruesve të internetit. 

Është njësoj sikur dalim nga shtëpia jonë dhe nuk harrojmë të mbyllim derën me celës dhe ta kontrollojmë atë apo jo? Por nuk mendojmë njësoj për shtëpinë tonë digjitale. Mbarojmë punët tona online dhe e lëmë derën të hapur”.

Pyetja që të gjithë i bëjmë vetes teksa shpenzojmë orë të gjata në internet është nëse jemi vërtet të rrezikuar? Dhe përgjigja e ekspertes ngre alarmin për t’u treguar më të kujdesshëm:

 “Po, ju e dini se sa më shumë të lundrojmë online, aq më shumë e ekspozojmë veten ndaj sulmeve kibernetike. Dhe këtu nuk e kam fjalën vetëm për sulmet me arsye politike por bëhet fjalë edhe për sulme të rastësishme që prekin të dhënat e shumë njerëzve online. 

Shqipëria këto kohë është duke u sfiduar në këtë drejtim dhe shërbimet e qytetarëve janë prekur, ndaj kemi ardhur këtu për të edukuar politikbërësit  që të integrojnë masat e duhura mbrojtëse për sistemet e informacionit online”, thotë Hu.

Evanna së bashku me një grup specialistësh amerikanë nga kompani ndërkombëtare në fushën e sigurisë online kanë ardhur në Shqipëri për të dhënë ndihmën e tyre në gjetjen e zgjidhjeve për mbrojtjen nga sulmet kibernetike. Gjatë konferencës do të jetë në fokus edhe nxitja e bashkive për të zhvilluar kapacitetet dhe platformat teknologjike. /TCH/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO/ Vrasja e dyfishtë në Lezhë, mjeti që u gjet sot ishte marrë me qira në Rinas dhe…

Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet një shqiptar në Kalamata të Greqisë, shpallet në kërkim pronari grek

Një 42-vjeçar emigrant shqiptar në Greqi, është gjetur i vdekur në një stallë në Mesinia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panoramë e rëndë mjedisore, liqeni i Kukësit shndërrohet në vendgrumbullim mbetjesh plastike

Vijon të mbetet alarmante situata në liqenin e Kukësit, ku ndotja masive e ujërave po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Barriera e rrugës ndan në dysh makinën, shpëton i riu

Një aksident i frikshëm ka ndodhur dje në aksin rrugor Llogara-Vlorë, në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trafik kokaine, arrestohen shqiptarët babë e bir dhe 22-vjeçarja!

Oficerët e karabinierëve nga Njësia e Operacioneve të Frosinone në Itali arrestuan tre persona të…

LEXO ME SHUME