Categories Lajme

Gazetarja rrëfen tme rrin: Isha në spital kur mbërriti i plagosuri nga Kruja, prisnim në fakt kryeministrin

Gazetarja Klodiana Lala ka qenë ditën e djeshme deri në mesnatë në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ishin lajmëruar për një vizitë të kryeministrit për të vizituar të lënduarit e tërmetit të djeshëm. Por, ngjarjet devijuan ndryshe.Në spital mbërrin i plagosur Mariglen Haka dhe pak më vonë halla e tij, e cila për shkak të plumbave të marrë, sipas gazetares, ka ndërruar jetë.

Ngjarja ndodhi dje sipas policisë në orën 23:30 në fshatin Zezë të Krujës. Transporti i tyre është kryer me makina luksoze, ndërsa, edhe për shkak të kësaj ngjarjeje, kryeministri Edi Rama ka anuluar vizitën.

Klodiana Lala e përshkruan situatën në spital me detaje: Ora 23:30 e së shtunës. Po prisja në derën e spitalit të Traumës ardhjen e kryeministrit per te vizituar të lënduarit nga tërmeti që goditi vendin. Papritmas në spital mbërrin një makinë luksoze. Me të ishte trasportuar një i plagosur. Mësova në pak minuta se ishte Mariglen Haka, i forti i Nikles. Një personazh problematik në botën e krimit për shkak të krimeve të rënda ku është përfshirë ndër vite. Djemtë që e shoqëronin ishin të irrituar. Bërtisnin, shanin, betoheshin për hakmarrje. Policia mezi po i mbante nën kontroll. Na informuan në këto momente se kryeministri e anuloi vizitën. Po prisja të mësoja diçka më shumë për atentatin ndaj Hakës në derën e shtëpisë se tij ne fshatin ZEZE, kur mbërriti e plagosur rëndë edhe halla e tij. Gruaja ndërroi jetë në pak minuta. Tmerr, nje grua e pafajshme vritet në atentat dhe pyetja është: sa do te vijojë e gjitha kjo? U largova nga Trauma duke u shkëmbyer me makinat e Forcave Speciale që morën në ruajtje Mareglen Haken. Ora shënonte 00.35 minuta!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME