Categories Lajme

Gëlltiti 30 magnete/ Vogëlushja 18 muajshe shpëton mrekullisht

Një vogëlushe australiane ka shpëtuar me fat pasi gëlltiti 32 zara magnetë nga brendësia e një lodre, gjatë izolimit të koronavirusit. 18 muajshja Imogen Ferguson, duhet të kryente operacion emergjent në stomak e në zorrë, tha kirurgu që e kuroi në Melburne.

Ai shtoi: “Këto magnete janë shumë të rrezikshme pasi shkatërrojnë indet e zorrëve teksa përpiqen t’i afrohen njëri-tjetrit. Ato shkaktojnë vrima në zorrë që janë kërcënuese për jetën”.

Mamaja e vajzës Teigan Brown, tha për mediat vendase: “Kam qarë pa pushim, ndjehesha shumë me faj”. Imogen ka qëndruar në izolim gjatë krizës së koronavirusit me motrën e saj Heidi, katër vjeçe, e cila gjithashtu kishte gëlltitur dy magnetë. Teigan tha se vajzat kishin gjetur lodrën problematike në vetëm dy minuta pasi i kishte lënë vetëm.

“Unë nuk e dija që ato e kishin gjetur, derisa Heidi erdhi e më tha se e vogla kishte futur diçka në gojë dhe e kishte gëlltitur. Unë i thashë se s’ka gjë, nëse është vetëm një. Por ditën tjetër të voglës Imogen iu rrit temperatura dhe kishte dhimbje.” Ajo u dërgua menjëherë në spital ku radiologu me një grafi me rreze X zbuloi 32 zara në stomakun dhe zorrët e saj.

Ajo u operua dhe tashmë pritet të shërohet plotësisht. Kreu i kirurgjisë paralajmëroi prindërit për reziqe të tilla gjatë karantinës së koronavirusit.
“Shumë lodra kanë magnete të vegjël. Ato shiten edhe për të rritur si diçka për të luajtur në zyrë. Tani që ka shumë fëmijë që qëndrojnë në shtëpi, me më shumë kohë për të eksploruar shtëpinë, ka rreziqe të shtuara që ata të kapërdijnë gjëra të ndryshme. Prandaj pridënrit duhet të jenë vigjilentë dhe të parandalojnë më të vegjëlit të gjejnë lodra të rrezikshme”, tha kirurgu Allen Kimber.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME