Categories Showbiz

George Clooney kundër rrjetit të hoteleve luksoze: Po financojmë vrasjen e qytetarëve të pafajshëm

George Clooney ka vendosur të jetë kundër  rrjetit të hoteleve luksoz të Dorchester Collection. Hotele këto që mund ti gjejm në Britani, SHBA, Francë apo dhe Itali.

Nëpërmjet shkrimit Clooney ka bërë thirrje për bojkotimin e hotele luksoze për shkak të lidhjes së tyre me Mbretërinë e Brunein, e cila planifikon të imponojë dënimin me vdekje për homoseksualët dhe tradhëtarët

“Çdo herë që ne qëndrojmë ose organizojmë takime në ndonjë nga këto nëntë hotele, ne vendosim para drejtpërsëdrejti në xhepat e njerëzve që zgjedhin të vrasin qytetarët e tyre homoseksual ose të akuzuar për tradhëti. A do të ndihmojmë vërtet për të financuar vrasjen e qytetarëve të pafajshëm? “- shkruan Clooney.

Mbretëria e Brunejit, e cila ka adoptuar një formë më konservatore të Islamit në vitet e fundit, së pari njoftoi në vitin 2013 qëllimin e saj për të futur ligjin e sheriatit, sistemin ligjor islam që imponon dënime të rrepta.

Kodi penal që do të zbatohet nga 3 prilli, është një direktivë e sulltanit Hassanal Bolkiah, një nga udhëheqësit më të pasur të botës me një pasuri personale prej rreth 20 miliardë dollarësh. Sulltani, i cili ka mbajtur fronin që nga viti 1967, ka përshkruar zbatimin e planifikuar të kodit penal si “një arritje e madhe”.

Plani u dënua nga Zyra e Jashtme e Britanisë së Madhe dhe sekretari ndërkombëtar i zhvillimit. Trupat britanike janë vendosur në Brunei dhe shteti i pasur me naftë është vënë në shënjestër nga Mbretëria e Bashkuar për një marrëveshje të re tregtare pas Brexit.

“Ndëshkimi trupor dhe kapitali shkon kundër vlerave tona kombëtare dhe është ndaluar në Mbretërinë e Bashkuar për dekada të tëra. Ministri për Azinë dhe Komisioneri i Lartë kanë ngritur shqetësimet e tyre personalisht dhe ne kemi përditësuar këshillat e udhëtimit për të paralajmëruar qytetarët britanikë për ligjet e reja lokale në Brunei,”– u shpreh Zyra e Jashtme, sipas The Guardian.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Tragjike\ Ndërron jetë këngëtari Shpat Kasapi

Këtë të mërkurë, ka vdekur këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi. Kështu kanë konfirmuar për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Jennifer Aniston dhe arti i mosdjegies së urave: Në festën e saj ishin të gjithë ish-të dashur e ish-burra

Këtë e zbulon Reese Witherspoon, mikja e saj e pandarë. “Në festën e 50-vjetorit të Jennifer-it…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Gjesti kërkon të martohet me Eglin? Dasmë brenda shtëpisë së “Big Brother”!

Edicionit të “Big Brother Albania VIP 4”, ngadalë, po i vjen fundi. Katër finalistët e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Nuk e di si ndihem”, Egli Tako reagon pas largimit nga shtëpia e BBV: Kam një boshllëk…

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, Egli Tako ka reaguar përmes një mesazhi…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dashuri e vërtetë? Kimi bashkohet me ish-in

Kim Kardashian dhe Pete Davidson janë gati të takohen sërish, pas dy vjetësh që nga…

LEXO ME SHUME