Categories Politike

Minoritetit grek po i ‘vidhen tokat’, kërcënon Tsipras: Veto për Shqipërinë

Gjatë një samiti mes liderëve të Greqisë, Bullgarisë , Serbisë dhe Rumanisë, Alexi Tsipras ka përgëzuar Maqedonine e Veriut për marrveshjen me Greqinë por ka përmendur gjithashtu dhe shembullin e Shqipërisë.

“Marrëveshja që bëmë me Maqedoninë e Veriut duhet të inkurajojë vendet e BE-së që t’i japin një datë për procesin e anëtarësimit . Do të isha i lumtur nëse mund të them të njëjtën gjë për Shqipërinë, por kohët e kemi parë disa zhvillime që nuk na kënaqin’’,   është shprehur kryeministri grek.

Ndërkohë që ka vijuar më tej  duke përmendur një zhvillim negativ në minoritetin grek, këtu në Shqipëri.

“Sot kam mësuar se ka një zhvillim negativ në lidhje me minoritetin grek në Shqipëri  dhe nëse informacionet do të jenë të vërteta do të ishte një zhvillim shumë negativ”.

Mediat greke kanë përmendur një “vjedhje të tokave” të minoritetit grek nga ana e Shqipërisë. Gjithashtu përmendet fakti se mund të ketë një veto lidhur me çeljen e negociatave me BE-në, njësoj si Maqedonia e Veriut.

Nga ana tjetër ka qënë Al Jazeera ajo e cila i ka kushtur vëmendje pak ditë më parë po këtij problemi.

Reportazhi i titulluar: “Qeveria shqiptare kërkon të nxisë turizmin duke shkelur të drejtën e pronës”  është realizuar në Himarë dhe ka pasur në fokus minoritetitn grek në Shqipëri, të drejtat që u ofrohen këtu gjithashtu edhe çështjen e pronave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME