Categories Lajme

Gjashtë të arrestuar në Tiranë, aksidente e të dehur në timon

Policia e Tiranës ka vendosur në pranga 6 persona, të akuzuar për vepra të ndryshme penale, kryesisht me ato të lidhura me aksidentet rrugore. Në pranga ka rënë shtetasi, G. Gj., 31-vjeç, pasi në rrugën “Xhanfize Keko”, është përplasur me makinën me mjetin me drejtues shtetasin, I. L., 21-vjeç. Si pasojë është dëmtuar G. Gj., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Ky i fundit dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur në momentin ku ka ndodhur aksidenti. Gjithashtu, A. C., 40 vjeç ka përplasur me makinë R. C., 23 vjeç i cili në ato momente ishte duke shëtitur me biçikletë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë: Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Forca e Posaçme “Shigjetat” në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” të shtetasit M. H, 21 vjeç dhe proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallzimi i krimit” shtetasi A. H, 29 vjeç, pasi në rrugën “Egnatia” sherbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll mjetin me drejtues shtetasin A. H dhe pasagjer M. H. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit M. H, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lëndë narkotike kanabis, ndërsa shtetasi A. H, nuk ka kallëzuar për krimin.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: Gj, 31 vjeç, pasi në rrugën “Xhanfize Keko”, dyshohet se duke drejtuar në gjendje të dehur motomjetin është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin I. L, 21 vjeç,. Si pasojë është dëmtuar G. Gj, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve; D, 62 vjeç dhe R. H, 56 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur; M, 25 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse; C, 40 vjeç, pasi ditën e djeshme ka aksidentuar biçiklistin R. C, 23 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME