Në variacionin e shumtë të kombinimit të përbërësve për të gatuar gjelin e detit, mandarinat dhe limoni janë jo vetëm ingredientë të stinës, por shija e tyre shumë e vecantë e bën gjelin akoma më të shijshëm dhe të special për t’u servirur.
Përbërësit :
1 gjel deti
6 mandarina
1 limon
10 gjethe limoni
2-3 fletë sherebelë
2 lugë mjaltë
1 lugë mustardë
vaj ulliri, kripë, piper
Udhëzime për përgatitje
Pastrojmë gjelin dhe e përgatisim për gatim. Në një tenxhere me ujë hedhim fletët e limonit të ndara me dorë dhe e lëmë të ziejë për 30 minuta.
Gjelin e lyejmë në të gjithë sipërfaqen e tij me mjaltë. E mbushim me një kokërr mandarine dhe një limon të ndarë në mes, gjethe sherbele, vaj ulliri, e lyejmë edhe me kripë, disa kokrra piper, 1 lugë mustardë dhe lëngun e dy mandarinave.
E vëmë gjelin në një tavë, e mbulojmë me mandarinat e ndara më parë në feta të holla, e lagim me lëngun ku kishim zier gjethet e limonit dhe e vëmë të piqet për një orë në furrë me 180°C, të ngrohur më parë.

