Categories Lajme

Gjenden 4 mijë objekte të trashëgimisë kulturore në një shtëpi në Tiranë, 61-vjeçari: Jam restaurues

Rreth 4000 sende të dyshuara si pasuri kulturore të luajtshme janë sekuestruar në një shtëpi në Tiranë. Në pranga ka rënë shtetasi Artan Koçiu pasi sendet e dyshuara si pasuri kulturore të paluajtshme janë gjetur në apartamentin e tij në rrugën “Shyqyri Brati”. 61-vjeçari Koçiu është emër i njohur për policinë pasi në vitin 2013 është arrestuar me akuzën e njëjtë të përvetësimit të veprave të trashëgimisë kulturore. Në dëshminë e tij, Koçiu ka deklaruar se është restaurues i veprave të artit. Më tej ai ka shtuar se veprat e artit nuk i ka vjedhur por është koleksionues i tyre dhe i ka blerë ato.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Cultural Heritage”. Operacioni policor i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve te Paligjshme në DVP Tiranë. Sekuestrohen rreth 4.000 sende të dyshuara si pasuri kulturore të luajtshme. Vihet në pranga poseduesi i tyre. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disajavore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Cultural Heritage”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– A. K., 61 vjeç, banues në rrugën “Ali Demi”, për veprat penale “Vjedhja e veprave të artit e kulturës”, dhe “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës”.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në një apartament në pronësi të këtij shtetasi, në rrugën “Shyqyri Brati”, kanë gjetur rreth 4.000 sende të dyshuara si pasuri kulturore të luajtshme. Në bashkëpunim me specialistët dhe ekspertët e Institucioneve të Specializuara në Ministrinë e Kulturës vijon puna për inventarizimin e këtyre objekteve dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME