Categories Lajme

Qorri, Çesku, Titty dhe Elsa Lila: Zbardhen emrat e anëtarëve të bandës italo-shqiptare

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me bandën italo-shqiptare që u arrestua ditën e djeshme në Romë. Hetimet, të kryera nën drejtimin e Drejtorisë së Qarkut Antimafia të Romës, u zhvilluan pas arrestimeve të para në pranverën e vitit 2019 dhe për zbulimin e bandës u përdorën përgjimet. Numri i përgjithshëm i drogës së sekuestruar gjatë fazave të ndryshme ishte 5 kilogramë kokainë, 43 kilogramë marihuanë dhe 82 kilogramë hashash. Të arrestuarit e kësaj bande janë 8 shqiptarë dhe 6 romakë, përkatësisht:

Arindi Boci i njohur si Rindi (35 vjeç) Glend Burhanaj i njohur si Qorri (32 vjeç) Petrit Bardhi i njohur si Titty (47 vjeç) Leonard Vacaj (48 vjeç) Elsa Lila (40 vjeç0 Gjino Lleshaj (39 vjeç) Francesk Ndreka i njohur si Cesku (28 vjeç)

Anëtarët italianë

Fabrizio Capogna (37 vjeç) Gianluca Fantozzi (51 vjeç) Laurenti Simone (42 vjeç) Manolo Monterisi (44 vjeç) Alessio Nardini (47 vjeç) Manuela Rizzo (46 vjeçe)

Ndërkohë 5 persona janë shpallur në kërkim pasi në hetime janë të përfshirë persona me detyra të ndryshme në bandën kriminale që trafikonte drogë. Në 197 faqet dosjes së hetimeve, roli drejtues i atribuohet shqiptarëve. Në mënyrë të detajuar, drejtues të organizatës ishin Arindi Boci, i njohur si Rindi, së bashku me Glend Burhanaj i njohur si Qorri. Për prokurorinë ata dyshohet se ” ngritën, organizuan dhe menaxhuan trafikun e drogës në zonat Acilia dhe Primavalle, duke koordinuar vendosjen, fshehjen, përpunimin dhe tregtimin e kokainës, hashashit dhe marihuanës atje” . Roli i Rindit si ” njeri i besuar dhe krahu operativ ” i raportohet bashkatdhetarit Francesk Ndreka nga Çesk .

Boksieri Petrit Bardhi, i quajtur Titi, dyshohet se ” ka siguruar kontaktet e blerësve të drogës, duke pohuar kalibrin dhe njohuritë e tij me subjekte të shquar të krimit romak si dhe duke e ndihmuar atë (Rindin) me rastin e dorëzimit të drogës. Këngëtarja Elsa Lila akuzohet se është përdorur si kujdestare dhe llogaritare e faturave. ndërsa italiani Alessio Nardini i kishte siguruar bandës ambientin që përdorej për mbajtjen e drogës. Anëtarët e bandës takoheshin me njëri-tjetrin në lokalin e Elsa Lilës dhe pastaj aty ndaheshin detyrat mes njëri-tjetrit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME